Sporti

Buffon nuk pensionohet, kërkon një klub që luan në Ligën e Kampionëve

05/12/2019 13:09
nga:M K

Mosha është vetëm numër. Të paktën kështu po del të jetë për Gianluiggi Buffon.

Ish portieri i kombëtares italiane dhe Juventusit, tash e një vit është pjesë e kampionëve aktual dhe atyre të zyrtarizuar francez, PSG, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo, ditëve të fundit është përfolur shumë lidhur me të ardhmen e tij, pasi sipas të gjitha gjasave një portier i madh pritet të zbarkojë në “Parkun e Princave”.

Edhe pse raportohet të jetë David De Gea, ende nuk ka asgjë zyrtare në atë drejtim.

Gjithsesi, Buffon, nëse ndodh largimi nga Parisi, me gjasa të mëdha do të luajë te ndonjë klub tjetër që merr pjesë në Champions League.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në afatin kalimtar të verës, kurse ne do t’iu njoftojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

09/18/2019 23:17

Notat e lojtarëve: PSG – Real Madrid