Sporti

Buffon nuk është pensionuar – portieri transferohet në Premierligë

05/17/2018 13:10
nga:Lorik J

Gianluigi Buffon ka konfirmuar se ka marrë disa oferta ditët e fundit dhe se nuk e përjashton mundësinë e kalimit në Premierligë.

Në një konferencë për shtyp, Buffon konfirmoi se ndeshja ndaj Hellas Veronas do të jetë ndeshja e tij e fundit me fanellën e Juventusit, edhe pse portieri e la derën hapur për një transferim në një ekip tjetër, shkruan GazetaBlic

“Deri para 15 ditëve isha i sigurt se do të ndaloja të luaja”, vazhdoi 40-vjeçari.

“Tani kam marrë disa propozime dhe sfida emocionuese, si në fushë dhe jashtë saj. Më e rëndësishmja për të qëndruar në fushë u propozua nga Agnelli.”

“Gjatë tre ditëve të ardhshme do të marr një vendim përfundimtar. Do të ndjek atë që më vjen në mendje. Unë jam ndoshta pak i zbehtë, por nuk ndjej frikë.”

“Premier League? Tash se kam marrë disa oferta, shumë interesante. Javën e ardhshme, sapo të qetësohet çdo gjë, unë do të vendos se çfarë është më e mira për mua”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/

08/14/2018 20:18

Buffon flet për Ronaldon, vjen me një deklaratë interesante