Sporti

Buffon: Ëndërroj të qëndroj në fushë derisa të jem 80 vjeçar

02/12/2019 20:38
nga:Lorik J

Ginaluigi Buffon sot do të bëhet një nga katër lojtarët e vetëm që paraqitet në Ligën e Kampionëve pas moshës 41 vjeçare.

Buffon është duke kaluar në një formë mjaft të mirë – përkundër faktit që ai është 41 vjeçar, shkruan GazetaBlic.

Portieri i njohur italian sonte do të luajë nga minuta e parë në sfidën ndaj Manchester United. Italiani ka theksuar në mënyrë ironike se dëshiron të luajë deri në moshën 80 vjeçare.

“Unë ëndërroj të qëndroj në fushë derisa të jem 80 vjeçar, deri kur të jam një njeri i vjetër me shkop në këmbë dhe nr.1 në shpinë”, ka thënë Gianluigi Buffon.

/GazetaBlic/