Sporti

Buffon: Duhet të dënohem

05/17/2018 14:48
nga:Lorik J

Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon pranon se ai meriton një dënim nga UEFA për komentet e tij të ndeshjes për Michael Oliver (gjyqtarin e ndeshjes)

Buffon ka deklaruar sot ka kaluar normalitetin dhe se e ka tepruar me komentet e tij, shkruan GazetaBlic

Portieri do të largohet nga Bianconerët në fund të këtij sezoni, por ende nuk ka vendosur nëse do të pensionohet.

40-vjeçari u pyet për një dënim i cili mund të shqytrohet nga UEFA për komentet e tij pas çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

“Unë mendoj se është e drejtë,” tha Buffon .

“Jo në fushë, pasi gjyqtari më dha një karton të kuq, të cilin ende nuk e kuptoj pse, në vend që të fokusoheni në komentet e mia, duhet të shikoni sjelljen nga gjyqtari që nuk ishte në të vërtetë i mirë në vendime.”

“Sa për atë që thashë jashtë fushës, thashë pak ditë më vonë se e kalova normalitetin dhe kjo është e qartë.”

“Më vjen shumë keq për këtë, pasi për më shumë se 23 vjet karrierë në Ligën e Kampionëve, asnjëherë nuk u dënova”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/

10/19/2018 12:54

Buffon ‘refuzon’ kombëtaren e Italisë