Në një prononcim për televizionin britanik Sky Sports, pas barazimit 1-1 ndaj Crystal Palace, Bruno Fernandes, kapiteni i Manchester United, ka mbetur i zhgënjyer me ndeshjen që i dha fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi.
“Ne e dinim se ishte e vështirë të luanim këtu. Mund të kishim humbur. Nuk jemi të kënaqur me barazimin. Duhet të kishim rrezikuar më shumë dhe të rregullonim lojën. Ata shënuan një gol të mrekullueshëm në fund. Tani, nuk mund të bëjmë asgjë, duhet të shohim përpara. Po vijnë ndeshje të tjera dhe ne kemi bërë gjëra të mira”, tha portugezi, përcjell GazetaBlic Sport.
“Jemi shumë të zhgënjyer me këtër rezultat, por ndeshja e radhës tashmë është aty, duhet të përgatitemi dhe nuk kemi shumë kohë për t’u rikuperuar”, përfundoi mesfushori i United.
/GazetaBlic Sport.


