Sporti

Broja po kryen testet mjekësore, gati gjithçka për kalimin e tij në Ipswich

08/21/2024 10:05
nga:Lorik J

Armando Broja ndodhet në Ipswich dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore këtë mëngjes përpara se të përfundojë transferimin e tij nga Chelsea.

Marrëveshja është një huazim, i cili bëhet një detyrim për t’u blerë për rreth 30 milion funte nëse Ipswich nuk bie nga Premierliga, përcjell GazetaBlic Sport.

Zyrtarizimi i Brojas tek klubi i ri pritet të bëhet gjatë ditës së sotme, pra kur të përfundojë testet mjekësore.

/GazetaBlic Sport