Sporti

Broja kryen testet mjekësore, pritet vetëm zyrtarizimi tek skuadra e re

08/02/2025 22:01
nga:Mergim Rreci

Armando Broja po pret që t’i bashkohet sa më parë klubit ku do të vazhdojë karrierën e tij pas largimit nga Chelsea.

Sulmuesi shqiptar do të vazhdojë të luajë në Premier Ligë, këtë radhë me fanellën e Burnley që ka vendosur të blejë kartonin e tij.

Mediat angleze bëjnë të ditur se marrëveshja e arritur mes palëve është për një vlerë rreth 20 milionë euro, ndërsa ka edhe klauzola të veçanta.

Palët janë dakord për transferimin, ndërsa mbeteshin për t’u kryer vetëm testet mjekësore të sulmuesit si dhe nënshkrimi i akordit përfundimtar të tij me klubin e ri.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Broja ka kaluar gjatë pasdites së sotme pjesën kryesore të testeve mjekësore të detyrueshme, pa kaluar 24 orë nga akordi parimor mes klubeve.

Tani ai pret të finalizojë edhe pjesën e mbetur si dhe firmat në kontratë, për ta cilësuar vetën zyrtarisht pjesë të kësaj skuadre dhe për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Skot Parker.

Vonesat kanë lindur nga fakti se Burnley sot ka luajtur gjatë pasdites një ndeshje miqësore ndaj Stoke.