Lajme

Brnabiq e shqetësuar me “heshtjen” e ndërkombëtarëve për Gjuriqin

04/01/2018 20:21
nga:A. R.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka folur për takimin që ka pasur sot me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ajo ka thënë se ka parë Vuçiqin shumë të zhgënjyer për arsye të reagimeve të partnerëve të huaj ndaj ngjarjeve të fundit në Kosovë.

Madje Brnabiq ka thënë se situata me Kosovën për momentin është shumë e vështirë.

“Jam e shqetësuar me mungesën e reagimit të partnerëve tanë.Madje nuk kemi dëgjuar asnjë dënim për atë çfarë ndodhi në veri të Mitrovicës.Mendoj se presidenti nuk lejoj mundjen e emocioneve sepse po ta bënte, situata nuk do të kishte përfunduar mirë”, ka thënë Brnabiq, transmeton Indeksonline.

Ajo tha se Vuçiq ka dërguar një mesazh të qartë e të mjaftueshëm për përfaqësuesit e ShBA-së dhe BE-së, duke i mundësuar Gjurqit lirinë, por sipas saj situatë po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Brnabiq ka shtuar se Kosova kishte mbështeten absolute të partnerëve të tyre.

“Marrëveshja e Brukselit nuk është zbatuar dhe pres që BE-së të ushtrojë presion mbi zbatimin e marrëveshjes”, ka thënë Brnabiq.

Duhet shtuar se të hënë e 26 marsit në veri të Mitrovicës është arrestuar drejtori të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, i cili kishte hyrë ilegalisht në territor të Kosovës.

08/07/2018 11:53

Flet sërish Vuçiq: Për Kosovën nuk ka zgjidhje të lehtë dhe pa dhimbje