Sporti

Britania e Madhe, stacioni i radhës në Formula 1

07/12/2019 20:35
nga:Blerim Halili

Do të mbahen 52 xhiro në pistën Silverstone 5.891 metra në rajonin Northamptonshire të Britanisë së Madhe, ndërsa gara do të zhvillohet më 14 korrik të dielën në orën 15:10, shkruan Anadolu Agency, përcjell Gazeta Blic.

Emocionet e kampionatit botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 10-të që do të zhvillohet në Britaninë e Madhe, raporton Anadolu Agency (AA).

Xhirot e renditjes së garës do të zhvillohen nesër në orën 15:00 ku do të mbahen 52 xhiro në pistën Silverstone 5.891 metra në rajonin Northamptonshire të Britanisë së Madhe, ndërsa gara do të zhvillohet më 14 korrik të dielën në orën 15:10.

Mercedes, kampioni i klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve në 5 vitet e fundit ka arritur në vendin e parë edhe në 8 garat e para në vitin 2019.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Grand Prix-it të Francës janë si më poshtë:

– Klasifikimi i pilotëve

1. Lewis Hamilton (Britani): 197 pikë

2. Valtteri Bottas (Finlandë): 166

3. Max Verstappen (Holandë): 126

4. Sebastian Vettel (Gjermani): 123

5. Charles Leclerc (Monaco): 105

– Klasifikimi i ekipeve

1. Mercedes: 363 pikë

2. Ferrari: 228

3. Red Bull: 169

4. McLaren: 52

5. Renault: 32