Lajme

Britania e Madhe e Kanadaja me marrëveshje tregtare për t’u përgatitur për Brexit

11/22/2020 17:17
nga:Sh Xh

Britania e Madhe dhe Kanada dje kanë nënshkruar një marrëveshje të përkohshme tregtare që garanton vazhdimësinë kur skadon periudha e tranzicionit të Brexit.

Qeveria e Britanisë së Madhe në një deklaratë ka thënë se të dy shtetet kanë mbyllur marrëdhëniet tregtare që kishin më herët, ato ranë dakord që të fillojnë negociatat e tyre për një marrëveshje të re tregtare nga viti i ardhshëm.

Periudha e tranzicionit midis Britanisë dhe Bashkimit Evropian skadon më 31 dhjetor të vitit 2020, që do të thotë se Britania nuk do të përfshihet më në marrëveshjet e nënshkruara midis bllokut dhe vendeve të tjera.

Marrëveshja e nënshkruar me Kanadanë do të thotë që të dy vendet do të vazhdojnë të ushtrojnë tregtinë nën të njëjtat rregulla si më parë, ndërsa janë duke negociuar për një marrëveshje tjetër në të ardhmen.

Kryeministri i Kanadës, Justin Trudeau, e ka përshkruar nënshkrimin e marrëveshjes si një moment të mirë, shkruan Euronews.