Opinion

BREXIT dhe Ballkani Perëndimor

11/06/2019 15:34
nga:Daut Zeneli

Bashkimi Evropian si një organizatë rajonale e cila është mjaft tërheqëse për vendet e Europës për t’u bërë pjesë e e saj, duke pasur parasysh përfitimeve që kanë ato vende të cilat bëhen pjesë e saj.

Duke e ditur që për t’u bërë pjesë e e saj, vendet aspiruese duhet të bëjnë një sërë reformash dhe duhet ti plotësojnë standardet të cilat i ka vënë BE për t’u anëtarësuar.

Duke mësuar nga e kaluara dhe ballafaqimi më një sërë sfidash, BE me Traktatin e Lisbonës ndryshoi politikat e zgjerimit dhe formën e vendimmarrjes. Në shikim të parë këto politika duken atraktive për vendet aspiruese mirëpo deri më tani nuk është parë ndonjë përparim në kontekstin e zgjerimit.

Ndonëse në strategjinë e miratuar nga Komisioni Evropian për Ballkanin Perëndimor në shkurt të vitit 2018, e cila parasheh hapa konkretë të zgjerimit të BE në drejtim të këtij rajoni.

Mirëpo bllokimi nga Franca për të vazhduar përpara drejt hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ngjall një skepticizëm tejet të madh për vendet aspiruese për të iu bashkuar BE-së.

Në anën tjetër, ndarja nga blloku i njërit nga antarët e cila ishte pjesë e saj që nga krijimi i saj, pra largimi i Britanisë së Madhe nga BE apo siç është njohur si procesi i BREXIT-it, ngrit shumë dilema rreth procesit të zgjerimit.

Duke pasur parasysh se i gjithë procesi i Brexit-it është përcjellur me shumë dilema dhe posaçërisht zvarritja e ratifikimit të marrveshjes së Brexit-it nga Britania e Madhe, ngrit një Pikëpyetje të madhe në lidhje me atë se a ishte ide vetëm e Britanisë së Madhe spo ishte ide e vetë bllokut procesi i Brexit-it.

E gjithë kjo pikëpyetje ndërtohet mbi bazën e dy argumenteve të cilat tashmë janë të vërtetuara: E para, diferenca e ngushtë në mes të atyre të cilët votuan në favor të të daljes së Britanisë së Madhe nga blloku dhe atyre të cilët kundërshtuan daljen për më pak se 2%, dhe pastaj shfaqja e kundërshtime të cilat krijonin përshtypjen sikur pjesëmarrësit në referendum nuk e kishin të qartë se për qfar në të vërtetë po merrnin vendim.

Dhe e dyta, disponimi tejet i madh i shprehur nga vetë blloku për ta përfunduar njëherë e përgjithmonë këtë proces me një marrëveshje, dhe këtë e vërteton fakti që BE zgjati disa herë afatin e e ratifikimit të marrveshjes së Brexit-it.

Insistimi nga BE që dalja nga blloku i Britanisë së Madhe me një marrëveshje ngrit një hipotezë se BE është duke e afirmuar procesin e zgjerimit normal drejt një zgjerimi të heshtur spo pasivë, qka nënkupton jo anëtarësim të plotë si që kishte bërë dikur, por duke ndërtuar marrëveshje të reja kontraktuale me vendet jo antare dhe të cilat kanë interes dhe aspirojnë për antarësim.

Kjo ia mundëson BE-së që ta ketë afër spo në mënyrë indirekte ta mbajë brenda një ish antare pothuajse tradicionale siç është Britania e Madhe, dhe të njëjtën kohë duke zgjatur rrugën e një anëtarësimi të plotë të vendeve të reja. Për ta forcuar akoma më shumë këtë hipotezë vjen edhe ideja për një partneritet të privilegjuar apo anëtarësim të heshtur, por edhe përflitja për një të ashtuquajtur model Norvegjez, ku tregu dhe ekonomia do të jenë të hapura, lëvizja e lirë dhe disa privilegje të tjera, ku në mënyrë hipotetike mund të themi që në një të ardhme të afërt këto ide të shndërrohen në politika zyrtare të BE-së.

Dhe si përfundim themi se BE po lëviz drejt një evoluimi të politikave të zgjerimit nga një anëtarësim i rregullt në një partneritet të privilegjuar.

Nga: Daut Zeneli