Sporti

Brescia shkarkon trajnerin, kritika të shumta nga autoritetet e futbollit në Itali

03/17/2020 20:06
nga:M K

Një gjest tejet i ulët nga klubi i Brescias.

Skuadra nga Serie A ka shkarkuar trajnerin Eugenio Corini, bashkë me shtabin teknik, duke përfshirë aty edhe Fabio Groson, përcjell GazetaBlic.

Arsyeja është mungesa në stërvitje. I menjëhershëm ka qenë reagimi i shoqatës së trajnerëve në Apenine, ku kritikuan jashtë mase vendimin e klubit.

Sipas tyre, autoritetet qeveritare kanë vendosur që të gjitha aktivitetet sportive, madje edhe stërvitjet të pezullohen deri me datën 28 të këtij muaji.

Shkarkimi i Corinit është një gjest i ulët, kur kemi parasysh faktin se në çfarë momente po kalon Italia, ku numri i viktimave ka shkuar mbi 2500, thuhet më tutje në komunikatën e shoqatës.

/GazetaBlic/

02/21/2020 23:22

Brescia – Napoli, vlerësimet për futbollistët