Sporti

Brescia konkurron me Flamengon për t’i siguruar shërbimet e Balotellit

08/13/2019 21:14
nga:M K

Mbetet njëri nga futbollistët më karizmatik që njeh bota e futbollit.

Fjala është për sulmuesin italian, Mario Balotellin, shkruan GazetaBlic.

Ish-anëtari i Milanit e Interit, që së fundi djersiti fanellën e Marseilles, ende nuk është i sigurt sa i përket të ardhmes.

Kjo për faktin se dy skuadra janë të interesuara për t’i siguruar shërbimet e tij, pra Brescia dhe Flamengo, me këtë të fundit diçka më konkrete.

Brescia ka hyrë vonë në garë, por një ofertë e mirë për ekipin nga “Velodrome” mund t’i kthejë gjërat nga zeroja, e sidomos kur e kemi parasysh dëshirën e madhe të Balotellit, që të luajë në Itali.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat ditëve në vijim sa i përket këtij operacioni transferimi.

/GazetaBlic/

08/20/2019 22:41

Selimi për Thaçin: Për vete nuk është budallë, por për vendin s’ka ba kurgja