Cool

Brenda hotelit të larë me flori 24 karatësh

07/02/2020 19:58
nga:L I

Dolce Hanoi Golden Lake, është hoteli i parë në botë i larë në flori që ka hapur dyert për vizitorët në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi.

Bëhet fjalë për një hotel me pesë yje tejet luksoz brenda të cilit shkëlqen gjithçka, duke filluar nga orenditë e deri te muret.

Në dhoma, filxhanët e kafesë janë të larë me flori prej 24 karatëve si dhe pirunët, lugët e dushët. Gjithashtu edhe pishina është e larë në flori, transmeton Telegrafi.

Për ndërtimin e këtij hoteli janë investuar 200 milionë dollarë, dhe ka gjithsej 25 kate nëpër të cilat janë të shpërndara 260 dhoma luksoze.