Juventusi ishte skuadra e parë që hyri në karantinë për shkak se Daniele Rugani rezultoi pozitiv.
Afro 100 persona zyrtarë të klubit u izoluan, duke përfshirë lojtarët, trajnerët e pjesëtarët e stafit mjekësor, përcjell GazetaBlic.
Kur u konfirmua me infektim përfaqësuesi italian, Cristiano Ronaldo veçse ishte në Portugali, duke u bërë lojtari i parë u largua, teksa mungoi edhe në një stërvitje.
Pas tij u larguan argjentinasit Bentacour e Higuain, i cili po qëndron pranë nënës së sëmurë.
Së fundi ndërkaq, gjithnjë sipas mediave italiane, nga ekipi janë larguar dy brazilianët, Alex Sandro e Danilo.
Përfaqësuesit e “Seleçao” tashmë kanë marrë rrugë drejt vendlindjes, ndërsa mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.
/GazetaBlic/