Disa qytete në Brazil janë duke dhënë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-10, edhe pse shumë njerëz atje ende nuk e kanë marrë dozën e dytë.
Kjo po bëhet për shkak të rritjes së shqetësimeve lidhur me përhapjen e madhe të variantit Delta të koronavirusit.
Rio de Janeiro që aktualisht është epiqendra e Brazilit për këtë variant dhe njëkohësisht qyteti me më së shumti të popullatë të vjetër, ka nisur administrimin e dozës së tretë, të mërkurën e kaluar.
Qytetet veriore si Salvadori dhe Sao Luis kanë nisur të hënën, ndërkaq qyteti me më së shumti banorë, Sao Paulo do të nisë më 6 shtator.
Franca, Izraeli, Kina dhe Kili janë në mesin e disa prej vendeve të botës të cilat kanë nisur administrimin e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19.
Qeveria Kurti refuzoi vaksina të falura nga dy shtete evropiane