Sporti

Brazili me fitore bindëse ndaj Perusë, i bën nder Argjentinës

06/22/2019 22:40
nga:M K

Brazili po fiton bindshëm 4-0 ndaj Perusë në ndeshjen e xhiros së fundit në grupin A.

Përveç se ky rezultat i konvenon Venezuelës, ai i shkon përshtati edhe Argjentinës gjithashtu, shkruan GazetaBlic.

Kjo pasi, nëse kombëtarja peruane do të arrinte një barazim sonte, atëherë fitorja e Argjentinës në xhiron e fundit do të varej edhe nga dueli i grupit C, Uruguai – Japoni, derisa tani me fitoren bindëse të Brazilit, “gauçosëve” u mjafton vetëm fitorja ndaj Katarit, për ta siguruar kualikimin në çerekfinale.

Gjithsesi, mbetet të shihet nëse kësaj radhe, Messi me bashkëlojtarët do t’ia arrijnë qëllimit, pra që ta realizojnë fitoren e parë dhe a priori, kualifikimin tutje si njëra nga dy skuadrat me bilancin më të mirë nga vendet e treta.

/GazetaBlic/

10/09/2019 22:47

Paqe në miqësore