Sporti

Brazili e Venezuela në çerekfinale, buzëqesh edhe Argjentina

06/22/2019 22:55
nga:M K

Kanë përfunduar para pak çastesh dy takimet e xhiros së fundit në grupin A.

Brazili ka demoluar tërësisht Perunë me rezultat bindës 5-0, me Willian që realizoi krejt në fund të takimit, shkruan GazetaBlic.

Madje, epërsia ka mundur të jetë edhe më e thellë, sikur Gabriel Jesus ta konvertojë penalltinë e fituar në lojën shtesë.

Në anën tjetër, Venezuela ka fituar ndaj Bolivisë me rezultat 1-3, për ta siguruar kështu plasmanin në çerekfinale të “Copa America 2019”.

Fakt interesant është se fitorja bindëse e Brazilit, i shkon përshtati edhe Argjentinës.

Kjo pasi, nëse kombëtarja peruane do të arrinte një barazim sonte, atëherë fitorja e Argjentinës në xhiron e fundit do të varej edhe nga dueli i grupit C, Uruguai – Japoni, derisa tani me fitoren bindëse të Brazilit, “gauçosëve” u mjafton vetëm fitorja ndaj Katarit, për ta siguruar kualikimin në çerekfinale.

Gjithsesi, mbetet të shihet nëse kësaj radhe, Messi me bashkëlojtarët do t’ia arrijnë qëllimit, pra që ta realizojnë fitoren e parë dhe a priori, kualifikimin tutje si njëra nga dy skuadrat me bilancin më të mirë nga vendet e treta.

/GazetaBlic/

09/15/2019 15:26

Përfundon çereku i tretë i finales së botërorit të basketbollit, Argjentinë – Spanjë