Geek

Brabus 800 Widestar, G63 i modifikuar e me 800 kuajfuqi

03/05/2019 22:11
nga:Gazeta Blic

Brabus, kompania gjermane e specializuar për modifikimin e modeleve të Mercedesit, së bashku me Mercedes-Maybach S650 dhe modelin elektrik ekskluziv Smart ForTwo në version kabrio, për panairin e veturave në Gjenevë ka përgatitur edhe Mercedes-AMG G63 të modifikuar.

I quajtur Brabus 800 Widestar, ky G63 i modifikuar tani vjen me motor 4.0-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 800 kuajfuqi, i cili shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 4.1 sekonda dhe atë maksimale e ka të kufizuar në 240 km/h.

Përforcimi i motorit nuk është e vetmja gjë që ka bërë Brabusi te ky G-Class. Ndër të tjera, Brabus për këtë G63 ka zgjedhur sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, mbrojtësin anësor të zgjeruar, pragjet e reja, mbrojtësin e pasmë të ri shtesë (spoiler), kofanon me vrima për ajër nga fibra të karbonit, dritat LED.

Po ashtu, Brabus 800 Widestar vjen edhe me set të ri të rrotave prej 20 deri 22-inç, mbështjellësin e rrotës së pasme nga fibra të karbonit, si dhe interier të modifikuar i cili vjen me lëkurë “Cuoio”.