Lajme

BPB bëhet mbështetës i Klubit të Basketbollit ‘Prishtina’

09/16/2019 16:07
nga:Gazeta Blic

Në një konference për media, banka më dinamike vendore, Banka për Biznes (BPB) sot ka zyrtarizuar marrëveshjen e bashkëpunimit me klubin më të trofeshëm të basketbollit kosovar, KB Prishtina.

‘Sot kam nderin dhe privilegjin që në emër të, Bankës për Biznes të nënshkruaj marrëveshjen e bashkëpunimit me klubin më të trofeshëm të basketbollit kosovar, KB Prishtina’ – tha Arton Celina gjatë ceremonisë se nënshkrimit te marrëveshjes mes BPB dhe KB Prishtina.

“KB Prishtina është kampion i padiskutueshëm, dhe mbështetja jonë ndaj klubit vjen si dëshirë për ta fuqizuar sportin por edhe asocimin që krijohet prej dy insitucioneve që janë fitues dhe kampion të vazhdueshëm në terrenet përkatëse në të cilat garojnë. Sot, po e shohim që sporti është rruga më e mirë për promovimin e suksesit dhe shoqërisë tonë, dhe unë besoj se vetëm duke bashkëpunuar ngusht dhe duke qenë afër njëri tjetrit, ne e krijojmë një sinergji për suksese të reja të përbashkëta. Është mentaliteti fitues i të dyja palëve që na bashkon’ – tha më tej z. Celina

Në anën tjetër, përfaqësuesit e KB Prishtina janë shprehur shumë të kënaqur me bashkëpunimin dhe gatishmërinë për mbështetje nga ana e BPB-së, ndërsa kësaj të fundit i kanë uruar mirëseardhje në shtëpinë e kampionëve kosovarë.

Fillimisht, zotimi është bërë për një bashkëpunim për sezonet e ardhshme vjeçar, mirëpo qëllimi i bankës është që të jetë afër sportit dhe ekipeve fituese, për ta dhënë mesazh inkurajues për të gjithë sportistët, të cilëve ua dëshmojmë se me punë, disciplinë dhe përpjekje, fitoret e tyre do të jenë domethënëse dhe do të mbështeten sidomos nga BPB, si banka e vendit.

10/30/2019 22:10

Prishtina regjistron humbjen e parë në FIBA Europe Cup