Cult

Botohet në gjuhën gjermane katalogu “Thesare të Muzeut Historik Kombëtar”

05/23/2019 12:20
nga:Natyra

Nis bashkëpunimi kulturor midis Ambasadës së Gjermanisë në Shqipëri dhe Muzeut Historik Kombëtar.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, priti në një vizitë zyrtare Sekretarin e Parë dhe Atasheun Kulturor të Ambasadës së Gjermanisë në Shqipëri, Enrico Günther.

Qëllimi i kësaj vizite ishte fillimi i bashkëpunimeve kulturore midis Ambasadës së Gjermanisë dhe Muzeut Historik Kombëtar dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme, si ekspozita në kuadër të Tetorit Gjerman dhe mundësimin e botimit në gjuhën gjermane të katalogut “Thesare të Muzeut Historik Kombëtar”.

Drejtori Koçi shprehu gatishmërinë e tij në thellimin urave të bashkëpunimit kulturor dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta.