Cult

Botohet libri monografik “Muharrem Qena-Ëndërrimtari”

06/23/2020 14:14
nga:L I

Sot doli nga shtypi libri për aktorin, regjisorin, dramaturgun e muzikantin Muharrem Qena, me titull “Muharrem Qena-Ëndërrimtari”.

Me autorë Arian Krasniqi dhe Arzana Kraja u botua librit monografik, i gjithanshëm artistik, krijues e njerëzor për Muharrem Qenën.

Për botimin e librit u përkujdes shtëpia botueses “Integra”, Kushtrim Koliqit u përkujdes për realizimin e projektit!

“Një falenderim e mirënjohje e thellë i dedikohet edhe familjes Qena për besimin e dhënë dhe mbështetjen e vazhdueshme!”, u shpreh dramaturgu dhe skenaristi, Arian Krasniqi.