Sporti

Bostoni për shpresë, Miami për finale

09/25/2020 23:54
nga:M K

Skuadra më e trofeshme në NBA, Boston Celtics, sonte luan ndaj Miami Heat, në kuadër të ndeshjes së pestë të serisë finale të konferencës lindore.

Një ndeshje kjo që mund të vendos gjithçka sa i përket finalistit të parë të “Play-Offit” për edicionin 2019/2020, përcjell GazetaBlic.

Skuadra e Spoelstras, Miami, momentalisht udhëheq 3-1 dhe me një triumf eventual sonte, siguron vendin në finalen e madhe.

Bostoni ndërkaq, shpreson në fitore, rikthim dhe mbajtje gjallë të shpresave për kualifikim, ani pse do ta ketë të vështirë, të paktën në aspektin psiqik.

Takimi fillon nga ora 02:30 të datës 26 Shtator, gjithnjë sipas kohës tonë lokale.

/GazetaBlic/

09/24/2020 08:14

Shkëlqen Tyler Herro, Miami edhe më afër finales së madhe