Borxhi neto i Manchester United ka kaluar shifrën e 1 miliard dollarëve për herë të parë për shkak të kredive për transferime gjatë verës.
Në raportin e tremujorit të parë të klubit, të publikuar të enjten, huazimet afatgjata të United u raportuan në 644 milionë dollarë.
Por, pasi klubi anglez përdori edhe 105 milionë £ nga kredia e tij rrotulluese, një strukturë shtesë huamarrjeje, për të arritur një total prej 268 milionë £ në kredi, borxhi neto total i “Djajve të Kuq” u rrit në 1.002 miliardë dollarë.
United ka qenë duke i shërbyer borxhit të madh që kur familja Glazer bleu klubin pa borxhe 20 vjet më parë.
Pavarësisht se kaloi kufirin e borxhit prej 1 miliard dollarësh për herë të parë, drejtori ekzekutiv i United, Omar Berrada, tha se rezultatet e fundit financiare treguan se ata po bënin “përparim të konsiderueshëm në transformimin e klubit”.
/GazetaBlic Sport/

