Sporti

Borussia e Dortmundit “thyen” karantinën, fillojnë sërvitjet në grupe të vogla

03/29/2020 18:21
nga:Mergim Rreci

Borussia e Dortmundit “thyen” karantinën.

Lojtarët verdhe e zi do të rifillojnë stërvitjen nesër. Për të shmangur çdo rrezik në lidhje me përhapjen e Koronavirus, futbollistët që drejtohen nga Lucien Favre do të ushtrohen në grupe të vogla (nga dy), duke punuar në aspektin fizik,

“Është një fillim”, – tha ish-lojtari i Juventusit, Emre Can, për Sport1, përcjell GazetaBlic.

“Në dy javët e fundit ne kemi qenë të detyruar të punojmë me biçikleta shtëpie, stërvitje në pesha dhe gjimnastikë. Do të dëshiroja të rinisnim kampionatin brenda disa ditësh, por e di që është akoma larg dhe se është e nevojshme të jesh i durueshëm. Puna në grupe të vogla do të na bëjë mirë në ditët në vijim. Nëse qëndrojmë të fortë së bashku, do ta kalojmë këtë periudhë të vështirë dhe gjërat do të përmirësohen”, – shtoi ish-lojtari i Juventusit.