Lajme

Borovci: S’më brengos çka thonë b (analistët), opinioni e kupton fjalimin tim

03/24/2017 18:34
nga:A. R.

Kryetari i Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë, Hazir Borovci ka thënë se nuk e brengosin të gjitha reagimet dhe komentet që erdhën pas asaj që ai deklaroi, se ka “biseduar” me presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugovën.

“Nuk jam letrar me profesion jam jurist, fjalimi im ishte burim nga brendia. Edhe në të kalurën edhe sot nuk brengosem shumë për (b) analistët se çka thonë. Mund të ketë frustrime edhe energji negative, satirë”.

“Nuk më brengos aspak satira e të tjerëve, fundja niveli i njerëzve qoftë intelektual qoftë politikë, janë të tillë që nga skenat e tilla ta keqinformojnë opinionin”.

Borovci në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se fjalimi i tij në tubimin e 27 vjetorit të themelimit të Degës së Tretë të LDK-së ka buruar nga zemra e tij dhe e shumicës së anëtarëve të LDK-së”.

“Kjo e çon në drejtim të zhvendosjes nga vendi ku është në vendin e parë LDK-në. Unë jam një pikë në oqean në LDK, aty ka shumë Hazirë, ka qindra mijëra anëtarë të devotshëm që punojnë për të mirën e popullit. Kjo është dëshmuar në histori”.

“Jam i bindur në atë që kam thënë dhe se opinioni e kupton. Është mesazh unifikues, është mesazh i uljes në sofër e rinisë. Kur flitet për një personalitet që ka arritur majet e bjeshkëve kombëtare, madje edhe kalon ato duhet pasur kujdes (Rugovën)”.

 

01/19/2020 11:55

Njeriu që “flet” me Ibrahim Rugovën parashikon për koalicionin VV-LDK