Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i ftohët me shi dhe me borë.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë celsius.
“Mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta bore. Në viset malore kryesisht në veri, perëndim dhe jugperëndim të vendit reshjet parashihen të jenë të dendura.
Në fushat termike parashihen rritje të lehta, kryesisht në temperaturat maksimale, ndërsa minimalet do të jenë pothuajse konstante me ditët e fundit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftim.