Showtime

Bora Zemani ‘ribashkohet’ me ish të dashurin!

05/20/2021 14:13
nga:Genita C

Moderatorja shqiptare, Bora Zemani, ka kohë që i ka dhënë fund lidhjes së saj disa vjeçare me Dj e njohur, Vin Veli.

Dyshja janë prindër të një djali, i cili ditën e sotme ka festuar ditën e ambetarës, shkruan GazetaBlic.

Në këtë festë ishin të pranishëm Bora Zemani dhe Vin Veli dhe kjo u bë e ditur përmes postimeve të Borës në rrjetet sociale.

“Festa e Abetares
Sa shpejt u rrite o Arbor! Për çdo gjë të re tënden mendoj “kjo është dita më e bukur e jetës”. Edhe sot e mendova…të paktën për gjysmën e festës që arrita të qetësohesha se në fillim çdo gjë ishte turbull nga lotët dhe emocionet e bukura. Sa krenar jemi për ty Arbor!
I vogli im, i madh sa bota, të dua pafund!
Mezi pres ditët e tjera më të bukura të jetës që mi dhuron vetëm ti”, shkroi Bora në mbishkrimin e fotografive./GazetaBlic/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)