Showtime

Bora Zemani lëshon edhe një deklaratë të fortë për Donaldin dhe Beatrixin?

12/21/2021 20:20
nga:Genita C

Moderatorja shqiptare, Bora Zemani vazhdon të komentohet edhe më shumë për jetën e saj private.

Çdo deklaratë e saj në programin që e moderon “Për’puthen” bëhet virale në rrjet, shkruan GazetaBlic.

Së fundmi, në puntatën e programit të dashurisë Bora ka dhënë një deklaratë të fortë e cila u duartrokit nga të gjithë protagonistët dhe u aludua se është për Donaldin dhe Beatrixën.

“Mendoj që brenda këtij programi kurrë nuk mund të arrini siguri 100%. Këtu ju njiheni, kuptoni që keni ndjesi, simpati, gjithçka tjetër. Në momentin që dilni dhe e shijoni lidhjen tuaj, vetem aty e kuptoni nëse jeni për njëri-tjetrin, brenda këtij presioni asnjëri prej jush nuk është i aftë të kuptojë se gjithçka është mirë”, tha Zemani./GazetaBlic/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)