Showtime

Bora Zemani dhe Donaldi kapen mat në çaste intime

07/22/2019 16:34
nga:Y Ramadani

Para pak kohësh kanë qarkulluar lajmet nëpër media se prezantuesja, Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë lidhje, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo, deri tash ata këtë e kanë mbajtur të fshehur, duke mos zyrtarizuar asgjë.

Dyshja është parë shumë herë së bashku, madje detaje të ndryshme kanë treguar se ata po përjetojnë një histori dashurie.

Vetëm pak ditë më parë mediat kanë vë re një foto të Borës, e cila shihet në shtëpinë e Donaldit.

Donaldi ka postuar disa fotografi në Instagram i cili ka kapur hijen e tij dhe të një vajze tjetër, duke u përqafuar në një shkëmb.

Por, kjo nuk përfundon me kaq sepse edhe Bora ka publikuar foto nga i njëjti vend ku edhe është duke kaluar pushimet, në Dhërmi.

/GazetaBlic/.