Sporti

“Bomba” e mëngjesit, PSG kërkon dyshen e Barçës!

08/20/2018 09:26
nga:Lorik J

Barça kishte frikë nga një fund i komplikuar i merkatos dhe duket se kjo po ndodhë.

PSG po kërkon një mesfushor të nivelit të lartë dhe i ka vënë sytë tek ekipi i Blaugranëve për të përfunduar një operacion shumë milion dollarësh, shkruan GazetaBlic

Në veçanti, PSG ka qenë i interesuar në ditët e fundit për shërbimet e Sergio Busquets dhe Ivan Rakitic dhe po mendon t’i ofrojë lojtarëve kontrata me shuma marramendëse për t’i afruar në Paris.

Klubi blaugranas nuk dëshiron të shesë lojtarit, por është në vëzhgim, sepse gjithçka mund të varet nga vullneti i vetë lojtarëve.

Në rastin e Busquets, klubi ka lëvizur tashmë për të nënshkruar një rinovim të ri që do të hyjë në fuqi në shtator.

/GazetaBlic/

10/19/2019 16:05

Notat e futbollistëve: Eibar – Barcelona