Sporti

Bologna “shokon” Interin, zikaltërit në disavantazh

11/02/2019 19:21
nga:M K

Kur kishin kaluar afro një orë lojë, erdhi edhe goli i parë i sfidës së vetme nga ora 18:00 në Serie A.

Bologna ka shënuar golin e epërsisë përballë Interit, për ta lënë me “gishta në gojë” Antonio Conten, shkruan GazetaBlic.

Nga një top i devijuar, Soriano shënoi gol, megjithëse duhet përmendur këtu edhe reagimin e dobët të Handanovic, i cili realisht edhe nuk mund të bënte më shumë, pasi devijimi nga mbrojtësi e ç’orientoi totalisht.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat deri në fund, kur kujtojmë se ka edhe shumë kohë.

Më poshtë edhe goli i para pak çasteve:

VIDEO

/GazetaBlic/

11/09/2019 19:54

Interi me rikthim senzacional, kryesues… të paktën deri nesër