Sporti

Bologna “kafshatë e lehtë” për Juventusin, Zonja e Vjetër në çerekfinale të “Coppa D’Italia”

01/12/2019 22:38
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh takimi i mbrëmjes së sotme mes Bolognas dhe Juventusit.

Zonja e Vjetër ka fituar si mysafire me rezultat 0-2 në kuadër të kupës së Italisë, për t’u kualifikuar kështu në çerekfinale të këtij kompeticioni, shkruan GazetaBlic.

Mjaftuan golat e Federico Bernardeschit në minutën e nëntë dhe të Moise Kean në të 49-tën për të pritur qetë kundërshtarin e rradhës në fazën e fundit të kësaj gare, të cilën bianconerët mëtojnë ta fitojnë.

Fituesit e 13-fishtë të këtij kompeticioni llogariten favoritët kryesor për të triumfuar në garën e dytë për nga rëndësia në Apenine, derisa kujtojmë se katër sezonet e fundit nuk kishin konkurrencë.

Kundërshtar i torinezëve në çerekfinale do të jetë fituesi i çiftit Atalanta-Cagliari.

/GazetaBlic/

03/17/2019 15:14

Allegri flet pas humbjes befasuese nga Genoa