Geek

Boeing ndalon prodhimin e avionëve 737 Max

12/17/2019 09:41
nga:Y I

Boeing do të ndalojë përkohësisht prodhimin e aeroplanëve të linjës problematike 737 Max, në muajin janat të vitit të ardhshëm.

Prodhimi i avionëve kishte vazhduar pavarësisht se ishte ndaluar fluturimi i këtij modeli për nëntë muaj pas dy përplasjeve vdekjeprurëse.

Më shumë se 300 njerëz vdiqën kur dy avionë 737 Max u rrëzuan në Indonezi dhe Etiopi pasi raportuan problemee me një tiparet e reja.

Boeing kishte shpresuar që aeroplanët të ktheheshin në ajër deri në fund të këtij viti.

Por rregullatorët amerikanë e sqaruan që aeroplanët nuk do të certifikoheshin për t’u rikthyer në qiell që shpejti.

Boeing është një nga eksportuesit më të mëdhenj amerikanë. Kompania tha në një deklaratë se nuk do t’i pushojë nga puna punëtorët e lidhur me 737 Max, por ndalesa ka gjasë të ndikojë tek furnizuesit dhe ekonominë e gjerë.