Sporti

Boca Juniors: Mësohet se kur do të udhëtoj De Rossi drejt Argjentinës

07/21/2019 19:48
nga:Ideal

Largimi i Daniele De Rossi për Buenos Aires është shtyrë. Ish-mesfushori i Romës pritej të largohej për në Argjentinë në mbrëmje, megjithatë, siç raportohet, udhëtimi është planifikuar për të mërkurën.

De Rossi do të nënshkruajë një kontratë sezonale klubin nga Argjentina, pasi të vendosë të mos dalë në pension, por të vazhdojë karrierën e tij edhe për një sezon tjetër, përcjellë GazetaBlic.

Pra, pse u shtyhet udhëtimi fillestar? Boca Juniors aktualisht janë në Brazil për t’u përgatitur për raundin e parë eliminues të Copa Libertadores, që do të mbahet më 24 korrik. Prandaj, asnjë anëtar i klubit nuk do të jetë atje për të përshëndetur mesfushorin.

Në kontratën e tij, sipas raporteve të fundit, De Rossi do të ketë një klauzolë që do t’i mundësonte atij të largohej nga Boca Juniors më herët se sa pritej.

/GazetaBlic/