Lajme

Bob Dole mbush sot 96 vjet, ja momenti kur ai kishte vizituar Kosovën në 1999

07/22/2019 15:45
nga:Gazeta Blic

Senatori amerikan Bob Dole sot gëzon ditëlindjen e tij të 96-të dhe Kosova në nderë të kontributit të tij ka iniciuar ndërtimin e një busti në një nga rrugët e Prishtinës.

Ai ndonëse tani me shëndet të ligë, në një letër dërguar Kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinajt, ka thënë ”se po të ishte me shëndet të mirë do ta vizitonte një ditë Kosovën”.

Bob Dole pati bërë vizita edhe më parë në Kosovë, njërën të cilën e pati realizuar më 4 korrik të vitit 1999-të, dhe pritja e tij në Prishtinë ishte e ngrohtë nga qytetarët.

Të gëzuar se një personalitet i lartë amerikan vizitoi Kosovën, dhe duke u ndjerë të detyruar pas një ndërhyrje të NATO-s për të larguar regjimin serb, shqiptarët në Prishtinë, e duartrokitën senatorin amerikan dhe thërrisnin ”Doley Doley”, ndërsa as përqafimet nuk ishin kursyer.