Geek

BMW seria 3 karavan debuton në Gjenevë

10/15/2018 12:43
nga:A. R.

Versioni Touring i “treshes” së re do të ketë premierën në panairin e veturave vitin e ardhshëm në Gjenevë.

Revista Automobile Magazine shkruan se debutimi i modelit më të ri të prodhuesit gjerman do të ndodhë në mars të vitit të ardhshëm në sallonin e veturave në Gjenevë.

Motorizimi i karavanit do të merret nga limuzina, ndërsa në dispozicion do të jenë disa agregate benzinë dhe dizel, transmeton KosovaPress.

“Treshja” e re sedan ofrohet the modeli 320i me benzinë me katër cilindra që disponon me 184 kuaj fuqi, derisa opsioni më i fuqishëm 330i posedon 190 kuaj fuqi. Opsioni i naftës gjithashtu përfshin katër cilindra, 318d me 150 kuaj fuqi dhe 320d me 190 kuaj fuqi.

Fillimisht, i vetmi motor me gjashtë cilindra në rang do të jetë 330d me 265 kuaj fuqi. Është gjithashtu versioni i vetëm i serisë së re të BMW 3 që do të jetë në dispozicion në shitje në të gjitha 4 boshtet.

Më vonë, BMW do të zgjerojë ofertën me M340i të fuqishëm, të mundësuar nga një turbo-mbushës me gjashtë cilindra 3.0 me 387 kuaj fuqi. Planifikohet edhe ardhja e modelit plug-in hibrid 330e.

Ndryshe nga Audi dhe Mercedes, të cilat ofrojnë variantet ekstreme sportive të RS4 Avant dhe C63 Estate, BMW nuk planifikon aktualisht versionin M të serisë së re 3 karavan.