Geek

BMW konfirmon gjeneratën e re të X5 për shtator

05/19/2018 02:09
nga:Gazeta Blic

BMW ka konfirmuar se gjenerata e re e katërt me radhë e X5, do të zbulohet më vonë gjatë këtij viti, me shumë gjasë do të debutojë në panairin e veturave që mbahet në shtator në Paris.

Kjo është konfirmuar nga shefi i BMW, Harald Kruger në mbledhjen vjetore të 96-të të kësaj marke, e që do të jetë i katërti BMW X që do të prezantohet gjatë këtij viti, pasuar nga ai X2, X3 e X4 të ri, transmeton koha.net.

Ky SUV i ri do të jetë i pari që do të ketë teknologjinë më të re të brendshme iDrive të BMW-së të quajtur Sistemi Operativ 7.0.

X5 i tanishëm, i prezantuar në 2013-ën ende ka të njëjtën arkitekturë sikurse gjenerata e dytë e prezantuar në 2006-ën, dhe ndryshimi i platformës do të jetë ndryshimi më i madh për X5 e 2018-ës.

Edhe pse X1 është SUV më i shitur në vargun e modeleve X, BMW X5 ende luan një rol kyç.

07/23/2019 21:46

Gashi: Haradinaj, herën e parë kur është dorëhequr ka pasur aktakuzë