Sporti

Manchester United – Fulham, formacionet e mundshme të ndeshjes hapëse në Premier League

08/16/2024 15:59
nga:Mergim Rreci

Sot do të fillojë sezoni 2024/25 në Premierligën angleze.

Do të jetë skuadra e Manchester Unitedit ajo e cila do ta hapë sezonin e ri.

Në “Old Trafford”, “Djajtë e Kuq” do të përballen me Fulham me fillim nga ora 21:00.

Manchester United e nisi faktikisht sezonin më herët me një humbje pas penalltive në “Community Shield” nga rivali lokal, Manchester City.

Ndërsa, me përforcimet e bëra, ekipi i Erik ten Hag do të synojë kreun e tabelës në edicionin e ri.

Ja formacionet e mundshme:

Manchester United: Onana; Dalot, De Ligt, Martinez, Mazraoui; Casemiro, Mainoo; Amad, Fernandes, Rashford; Zirkzee

Fulham: Leno; Castagne, Diop, Bassey, Robinson; Lukic, Reed; Iwobi, Pereira, Smith Rowe; Muniz

/GazetaBlic Sport/