• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Blushi për luftën Izrael-Palestinë: Sionizmi e ka fitoren e vet, Gaza do të pushtohet!

12/15/2023 21:49
nga:G C

Publicisti Ben Blushi ka folur për sionizmin dhe mënyrën si e sheh ai atë.

I ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin, Blushi thotë se sionizmi është një rrymë e mendimit politk që sipas tij ka dominim të madhë në shtetin e Izraelit.

Sipas Blushit, sionistët patën një sukses të madh pas luftës së dytë botërore kur u shkatërruan komplet nga Hitleri dhe Evropa Perëndimore.

“Por, çka mendoj unë për sionizmin? Sionizimi është formuar si doktrinë në fund të shekullit 19, është një rrymë mendimi politike e cila dominon sot i cili kërkon themelimin e shtetit izraelit”, tha Blushi.

“Sionistët patën një sukses të madh pas luftës së dytë botërore kur Hitleri dhe Evropa Perëndimore i shkatërroi komplet, për të kompensuar atë dëm që i bën, Anglia dhe Amerika vendosën që t’i ndihmonin dhe t’i krijonin tokat e tyre në shtetet e Palestinës. Aty stolizimi pati fitoren e vet të parë”, shtoi ai.

Blushi thotë se kjo rrymë po vazhdon ende, por sipas tij, nuk është zgjidhja pasi e quan tejet ekstreme.

“Sionizmi vazhdon si rrymë, por unë mendoj se sot po bën dëme. Ata e kanë arritur maksimumin që donin, krijuan shtetin e tyre, pra shtetin e Izraelit. Sot nuk është zgjidhja, është shumë ekstrem”, thotë Blushi.

“Solistët nuk e duan paqen Izrael-Palestinë, ata duan pastrim total të Gazës ashtu siç po ndodhë, ata shfrytëzuan bombën e Hamasit për ta pastruar Gazën. Në qoftëse Gaza pastrohet, ai territor do të pushtohet dhe do të kthehet në tokë hebrenje. Ky është sot, debat i madh botëror”, tha Blushi.

Blushi shprehet skeptik se konflikti Izrael-Palestinë të zgjidhet, por Palestinën e sheh humbëse pasi sipas tij, veç Izraeli po ndihmohet.

“Sot është vonë të zgjidhet ky konflikt, por ka gjithmonë një ditë kur do të mund të ulemi e ta zgjidhim. Sionizmi e ka fitoren e vet, do ta marrë prap Gazën do ta pushtojë, por nuk e di a ka mundësi të vazhdojë lufta apo jo. Palestina nuk ka si ta vazhdojë luftën, ndërkohë Izraeli po merr ndihma. Amerika do të vazhdojë ta mbështesë betejën e Izraelit”, tha Blushi për Blic Interview.