Lajme

‘Bllokimi i rrugëve në Veri’, Dreshaj: Veprime të tilla kërcënojnë stabilitetin në vend!

09/27/2024 13:07
nga:Y I

Pas ‘Urës së Bërnjakut’, pasdite, pritet të bllokohen edhe rrugë të tjera në Veri që mund të shfrytëzohen për kontrabandë.

Lajmin e ka konfirmuar zv/drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Në lidhje me këto bllokada ka folur për “Gazeta Blic”, deputeti nga radhët e Aleancës për ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj.

Dreshaj tha se veprime të tilla kërcënojnë stabilitetin në vend.

Ai ngre pyetje se pse kjo bllokadë bëhet në këto momente dhe ju menjëherë pasi është konstatuar se ekzistojnë rrugë të tilla për kontrabandë.

“Këto veprime, vertet kërcenojnë stabilitetin në vend. Këto rrugë kan ekzistuar edhe me heret. Pyetja është, pse tash po e bejnë bllokimin e këtyre rrugëve, kurë kjo është dashtë të behët menjëherë pas konstatimit që ekzistojnë? Ndoshta në prapavij është dështimi i Kryeministrit Kurti në SHBA, pasi deri me sot nuk kishte asnjë vizitë institucionale dhe asnjë takim meritor, krahasuar me Presidentën Osmani” tha Dreshaj për “Gazeta Blic”.

Shemsedin Dreshaj, AAK!

Elashani deklaroi se pasditen e sotme do të vendosen dhe pengesa të tjera në rrugë ku ekziston mundësia e kontrabandimit me mallra.

“Janë mbi 60 rrugëve ilegale që janë përdorë për kalimin e kontrabandës së mallrave. Mbi 25 rrugë i kemi bllokuar, kështu që do të vazhdojmë punën tonë në kuadër të veprimit sipas ligjit e që në atë zonë kemi të bëjmë më shumë me kontrabandë me mallra. Nuk do të paraqesë vështirësi për qytetarët që të lëvizin me vetura të vogla pasi nuk është pikë kalim zyrtar por konsiderojmë në mas të madhe në parandalimin e veprave penale që kanë të bëjnë me kontrabandimin e mallrave”, tha Elshani.

/Gazeta Blic/

Elshani: Pasdite pritet të bllokohen dhe rrugë të tjera që shfrytëzohen për kontrabandë