Showtime

Blic Intervista: Valbona Bajraktari “Katilja” as për 1 milionë euro nuk do ta bëja këtë gjë

02/14/2018 12:49
nga:N S

Modelja e njohur kosovare Valbona Bajraktari është njëra nga fytyrat më të njohur shqiptare.

Ajo përveç që ka marrë pjesë në shumë video-klipe të këngëtareve të njohur të estradës shqiptare “Katilja” siç njihet tashmë është fytyrë e njohur edhe për shumë kompani vendore të cilat bashkëpunojnë më të.

Valbona në një intervistë për Gazetën Blic tregon në detaje të arriturat e saj deri tani, flet edhe për pozimin nudo, po ashtu tregon se në cilin video-klip muzikor ka bërë më shumë bujë.

Për këto dhe shumë të tjera lexojeni intervistën e plotë më poshtë.

  • Intervistoi: Arbenita Syla

Gazeta Blic: Pse zgjodhe modelimin si profesion?

Valbona Bajraktari: Nuk është profesion, thjesht është hobi dhe ma ka pëlqyer çdo herë, por profesion nuk mund të them që është.

Gazeta Blic: Çfarë e bënë një modele të suksesshme dhe pasi edhe ju jeni e suksesshme?

Valbona Bajraktari: Një modele të suksesshme e bënë puna, dhe ofertat nga bendet e njohura, interesim i publikut, mediave etj.

Gazeta Blic: Me cilat modele je mikesh e mirë, a mund të veçosh ndonjë ?

Valbona Bajraktari: Nuk mundem të veçoje as një, me të gjitha kam një shoqëri të mirë, kam respekt për të gjithë përndryshe.

GazetaBlic: Keni marr pjesë në shumë video-klipe, cilin e veçoni më së shumti?

Valbona Bajraktari: Po të gjitha klipet kanë dal shumë të suksesshme ku kam qenë, por “Katlija” ka bërë me së shumti boom, kjo dihet.

GazetaBlic: Jeni shumë e komentuar në media rozë, si e vlerësoni këtë?

Valbona Bajraktari: Ndihem e privilegjuar sepse mediat që nga fillimi i karrierës me kanë kushtuar rëndësi dhe i falënderoje për ketë.

Gazeta Blic: Çfarë mendon, a kanë bërë fotot provokuese që publikoni që ju të depërtoni më lehtë dhe publiku të ju njoh në bazë të tyre?

Valbona Bajraktari: Jo, jo se unë se fundmi kam bërë disa foto me fotografin Arton Humolli, d.m.th.  më herët nuk kam bërë foto provokuese as njëherë, thjesht bukuria të cilën ma ka fal zoti dhe puna ka bërë që unë të njihem nga publiku. Pra këtu nuk kanë ndikim fare fotot provokuese.

Gazeta Blic: Çfarë mendoni për pozimin nudo që shumë modele po e bëjnë kohëve të fundit, a pritet një veprim i tillë edhe nga ju?

Valbona Bajraktari: Unë se paragjykoi as një njeri, çdo njeri ka të drejtën e vet të bëjë çfarë të dojë me trupin e tij /saj, por unë jam kundër fotove nudo, thjesht nuk i pëlqejë.

Gazeta Blic: A kishe pozuar ndo për një shumë të madhe parash?

Valbona Bajraktari: Jo as edhe njëherë, as edhe për 1 milionë.

Gazeta Blic: Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Valbona Bajraktari: Jam duke menduar ta hap një biznese, e po ashtu kam shume oferta nga kompanitë e ndryshme për reklama, thjesht po mendoj.

Gazeta Blic: Valbona të falënderojmë shumë që gjete kohë të bëhesh pjesë e “Blic Intervistës”, ka diçka që do të doje ta ndaje me lexuesit tanë për fund?

Valbona Bajraktari: Faleminderit për interevisten, edhe i përshëndes gjitha ata të cilët vazhdimisht me ndjekin si për të mire si për të keq, edhe interesohen për aktivitet e mia.

 

02/06/2018 00:54

Nuk është modele e Victoria’s Secret, është modele pejane