Lajme

Blic Intervista | Tahiri: Qeveria do ta çojë në fund mandatin e saj, LDK-së do t’i dështojë mocioni ende pa e dërguar në Kuvend!

04/15/2018 15:51
nga:Diamant Bajra

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahirii me bindje është shprehur se koalicioni qeverisës po funksionon mirë edhe në mungesë të shumicës parlamentare, pas largimit të Listës Serbe, parti kjo e cila sipas tij do t’i kthehet qeverisë brenda pak ditësh.

Në këto rrethana, Tahiri tha se janë të interesuar që kjo qeveri në krye me Ramush Haradinaj, të çoi deri në fund mandatin e saj qeverisës, duke e cilësuar si jo serioz kërcënimin e LDK-së për ngritje të mocionit të mosbesimit, për rrëzim të qeverisë.

Këto komente, ministri i drejtësisë Tahiri, i bëri gjatë një interviste eksklzive për Gazeta Blic ku u deklarua edhe për punën e tij dhe mënyën e funksionimit të sistemit të drejtësisë në vend.

Ai u deklarua edhe lidhur me përkushtimin e organeve të rëndit në luftën kundër korrupsionit, e cila metet një prej sfidave të fundit për liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit. Tahiri, gjatë kësaj interviste zbuloi edhe profilet e atyre personave ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë për korrupsion dhe keqpërdorim të parasë publike.

“Ka zyrtarë të lartë, është një ish-ministër i qeverisë së kaluar i cili është akuzu, ai vazhdon të jetë pra ende në proces gjyqësor dhe ky rast vazhdon të jetë në kuadër të këtij mekanizmi përcjellës, në kohën kur është akuzu personi në fjalë ka qenë ministër në qeverinë e kaluar dhe kemi edhe drejtues të tjerë të institucioneve, sekretarë të përgjithshëm, drejtora të prokurorimit, drejtues të ndërmarrjeve publike, ish-ministra dhe kryetarë të komunave”, tha ai.

Ndër të tjera ministri i Drejtësisë, u tregua kritik ndaj autoriteteve të drejtësisë turke, të cilat sipas tij po refuzojnë të bashkëpunojnë me autoritetet e vendit në raste të caktuara.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Më poshtë mund ta gjeni të plotë intervistën:

Gazeta Blic: Të premtën e keni dërguar në Qeveri Kodin i ri Penal për t’u proceduar më pastaj në Kuvend, çka parasheh ky Kod i ri Penal dhe cilat janë ndryshimet e bëra?

Tahiri: Jam jashtëzakonisht i lumtur që për një përiudh shtatë mujore kam arritur të përmbyllë një prej punëve dhe një prej premtimeve të mia më të rëndësishme, një politik e re një çasje e re një Kod Penal në fuqizimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ky është një ligj bazik mbi të cilin funksionon prokuroria dhe gjyqësori në ndjekje të të gjithë atyre që keqpërdorin qofshin paranë publike qofshin detyrën zyrtare në forma të ndryshme, pra është një politik më e avancuar që parasheh ndëshkim më të ashpër ndaj atyre që keqpërdorin paranë publike, dënime më të ashpra, zgjatje të parashkrimit të lëndëve që ndërlidhen me korrupsioni, po ashtu e kemi trajtuar edhe çështjen e të drejtat e njeriut, dhunën në familje dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me terrorrizëm.

Gazeta Blic: A janë rritur dënimet për kryerësit e veprave penale?

Tahiri: Varësisht prej vepres penale, në qoftë se një vepër është dënuar 3 vjet tani me Kodin e ri Penal do të dënohet 5 deri në 7 vjet, nëse një vepër ka qenë e dënuar 5 vjet, e njëjta tani do të dënohet 8 deri në 9 vjet, pra është një rritje e ndjeshme aq sa e lejon edhe Konventa Ndërkombëtare, mirëpo përmes këtij ndryshimi synojmë t’i ndëshkojmë të gjithë ata keqbërës apo keqpërdorues të parasë publike.

Gazeta Blic: Pse lindi nevoja, pikërisht tani për një Kod të ri Penal?

Tahiri: Në fakt kjo ka qenë edhe rekomandim i raportit për vendin në vitin 2016 kjo është dashur të bëhej më herët, mirëpo viti 2017 ka qenë një vit i humbur për Republikën e Kosoës, i kemi pasur dy parë zgjedhje edhe grupet punuese nuk kanë pasur ndonjë ritëm të madh të punës, prandaj prej marrjes së përgjegjësisë nga data 9 shtator të vitit të kaluar kam qenë shumë i fokusuar që të përfundojë këtë dokument shumë të rëndësishëm. Ajo që është edhe më e rëndësishme, në ditëve në vijim do të dërgojë në Qeverinë e Kosovës edhe Kodin e Procedurës Penale, një dokument të jetë i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe çështje tjetër, është edhe ligji për kompetencat e zgjëruara, për prokurorët dhe gjyqëtarët për konfiskim të pasurisë të përfituar në vepër penale.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Gazeta Blic: Kosova ka në fuqi ligjin për terrorirzëm, që çdo i kthyer nga Siria që ka qenë pjesëtar i organizatës “ISIS”  të ndëshkohet nga drejtësia. Deri më tani, të dhënat zyrtare të policisë thonë se janë kthyer 133 persona, prej tyre 123 meshkuj, 7 femra dhe 3 fëmijë. Të gjith meshkujt i janë nënshtruar procedurave penale, ndërsa femrat nuk i janë nënshtruar procedurave, pse ka ndodhur kjo?

Tahiri: Kjo është një çështje që ka të bëjë me agjencitë ligj-zbatuese dhe me vlerësim të prokurorit në këtë  rast dhe në asjnë rrethan Ministria e Drejtësisë nuk jemi agjenci që zbatojmë ligjin, por ne jemi institucion që hartojmë politika me të cilat punojnë agjencitë ligj-zbatuese dhe tani nuk duhet të vlerësoj punën e asnjë prokurori, sepse nuk jam marrë më këto raste.

Gazeta Blic: Dënimi deri me 10 vite burg për të përfshirit në luftrat në Siri, a mendoni se do të ndikoj në rikthimin e qytetarëve të vendit që i janë bashkuar organizatës “ISIS”?

Tahiri: Normalisht që për ta nuk do të jetë e lehtë, por ballafaqimi me drejtësinë është diçka që duhet të ndodh, mirëpo gjithsecili duhet të merr mbi supet e veta, barrën dhe përgjegjësinë për veprimtaritë që bien ndesh me ligjet e Kosovës.

Gazeta Blic: A ka mundësi me u bë një llojë amnistie ndaj atyre personave që në mënyrë vullnetare dëshirojnë të kthehen në Kosovë?

Tahiri: Së fundmi kemi biseduar edhe për një amnisti në Kuvendin e Kosovës, pra fjala është për hudhjen e gazit, gjë që kam dalur kundër dhe unë jam kundër çdo amnistie të veprave që ndërlidhen me cenimin e sigurisë publike.

Gazeta Blic: Me deportimin e gjashtë “gylenistëve” Kosova dëshmoi bashkëpunim me Turqinë, por a është në gjendje që Turqia të bashkëpunojë me Kosovën, përshembull në rastin e kthimit të atyre që kanë shkuar në Siri?

Tahiri: Unë në fakt jam ankuar edhe më herët tek zëvendësministri i Turqisë, për mos bashkëpunim të Prokurorisë turke, në lidhje me këmbimin e disa informatave që Prokuroria e Republikës së Kosovës ka kërkuar për disa shtetas të Kosovës që kemi informata nga Intelegjenca që janë në Turqi dhe që janë të lidhur me shtetin e ashtuquajtur Islamik, pra organizatën ISIS dhe deri më tani nuk kemi marrë informata, kjo ka qenë mjaft shqetësuese sepse e kam theksuar edhe në takim me zëvendësministrin e drejtësisë të Republikës së Turqisë, sepse kjo gjë e cenon sigurinë kombëtare të vendit tonë dhe ne kërkojmë që të bashkpunojnë konforn rregullave dhe normave që i kemi në fuqi, që I kemi miratuar të dy vendeve, në anën tjetër kam marrë përgjigje se shumë shpejt do t’i përgjigjen kërkesave tona, por deri më tani nuk ka ndodhur.

Gazeta Blic: Pas ratifikimit të demarkacionit, është vërejtur përkushtim më i madh i organeve të rendit në luftën kundër korruspionit. A mund të na tregoni numrin e lëndëve për korrupsion që pritet të zgjidhen brenda këtij viti, për të plotësuar edhe kushtin e fundit të BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit?

Tahiri: Ne kemi dëshmuar se kemi vullnetin politik që t’i ndeshkojmë të gjithë ata njerëz të cilët janë të involvuar në vepra kriminale, korruptive në keqpërdorim të parasë publike. Janë 39 raste që janë në kuadër të këtij mekanizmi përcjellës në të cilin ka qasje edhe BE-ja dhe e sheh përparimin tonë në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo është një çështje që I takon organve gjyqësore dhe prokurorisë, pra janë të shpërndara në gjykata themelore, prokurori themelore. 10 prej këtyre rasteve janë me vendim final pra me vendim të prerë ndërsa 18 janë me aktakuzë,  të tjerat janë ende nën hetime. Mirëpo ne ende duhet të dëshmojmë përparim të dëshmueshëm, kjo nuk mund të mbyllet në muajin korrik, shtator apo tetor. Nga ky mekanizëm kanë dalur disa raste, edhe këto që do të përfundojnë më nuk do të jenë pjesë e këtij mekanizmit përcjellës dhe do të futen raste të tjera, pra ne do ta vazhdojmë në vazhdimësi luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pra ne duhet të fuqizojmë gjyqësorin dhe prokurorinë në luftimin e këtyre dukurive negative.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Gazeta Blic: Çfarë profilesh do të jenë rastet që janë në shënjestër?

Tahiri: Ka zyrtarë të lartë, është një ish-ministër i qeverisë së kaluar i cili është akuzu, ai vazhdon të jetë pra ende në proces gjyqësor dhe ky rast vazhdon të jetë në kuadër të këtij mekanizmi përcjellës, në kohën kur është akuzu personi në fjalë ka qenë ministër në qeverinë e kaluar dhe kemi edhe drejtues të tjerë të institucioneve, sekretarë të përgjithshëm, drejtora të prokurorimit, drejtues të ndërmarrjeve publike, ish-ministra dhe kryetarë të komunave.

Gazeta Blic: Si e vlerësoni gjendjen aktuale në Burgjet e Kosovës?

Tahiri: Kjo ka qenë prej spidave më të mëdha të mia, aktualisht është një gjendje e qetë. Për vite të tera nuk është bërë kurrfarë ndryshimi, as në infrastrukturën e tyre, as në menynë e ushqimit dhe të gjitha këto jam duke i trajtuar, pavarësisht asaj që ata njerëz kanë rënë ndësh me ligjin, të drejtat e tyre duhet të respektohen maksimalisht, duhet të rishikohet edhe vendi ku ata njerëz e bëjnë gjumin, duhet të rishikohen ambientet ku ata e kalojnë kohën, janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe në asnjë rast nuk duhet të ndihen të diskriminuar. Konsideroj pra që kemi një gjendje të mirë, por jo atë që do të dëshiroja ta kemi.

Gazeta Blic: Ka kaluar 1 vit që kur Presidenti Thaçi ka nisur në drejtim të Prokurorisë 4 letra, për të kërkuar zbardhjen e shumë rasteve kriminale të gjatë dhe pasluftës në Kosovë, a janë marrë parasyshë këto letra?

Tahiri: Prokuroria mua nuk me informon për procese të tilla. Por unë konsideroj se prokuroria i ka marrë parasyshë ato, kemi pasur disa herë deklarime edhe të prokurorit Lumezi, se janë duke i trajtuar ato raste, mirëpo se ku kanë arritur dhe a kanë pasur rezultate nuk jam në dijeni.

Gazeta Blic: Prokuroria ka nisur hetimet edhe në listat e veteranëve të UÇK-së, nën dyshimet se kanë qenë të manipuluara. Deri në çfarë faze kanë shkaur këto hetime, a janë gati të ngritën aktakuzat e para?a

Tahiri: Ata janë ende nën hetime dhe çdo deklarim I tyre, mund të dëmtojë rastin dhe për këtë ne duhet të presim prokurorinë nëse do të ngrisin aktakuzë për këtë çështje apo nuk do të ngrisin aktakuzë, normalisht tani në çështje të tilla nuk kam kërkuar asnjëherë të më informojnë se ku janë rastet apo deri ku kanë shkuar hetimet, kjo është ekskluzivisht çështje e prokurorisë dhe nuk më intereson mua si ministër të involvohem dhe të marrë informacione të tilla.

Gazeta Blic: Si po funksionon koalicioni qeverisës, pas largimit të Listës Serbe?

Tahiri: Ditëve të fundit kemi pasur një sfidë me Listën Serbe, por konsideroj se ditëve në vijim do të vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë dhe koalicionit. Nuk është vullneti i askujt që të shkohet zgjedhje. Konsideroj që është një vullnet i mirë i bashkëpunimit të koalicionit dhe një bashkëpunim i tillë është tregues i jetëgjatësisë së kësaj qeverie.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Gazeta Blic: Megjithatë është thënë se Haradinaj, është kryeministër vetëm i dy ministrave nga partia e tij, atij të Infrastrukturës dhe atij të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës..

Tahiri: Jo nuk është e vërtetë, ai është kryeministër i Republikës së Kosovës dhe i gjithë ministrave të tjerë, duke më përfshirë edhe mua. Këto janë më shumë thashetheme të nxjerra përmes mediave nga individ të caktuar që politikisht duan të përfitojnë nga kjo situatë. Por ju mund ta shihni agjendën e Qeverisë dhe nga aty mund ta kuptoni funksionimin dhe angazhimin tonë të përbashkët.

Gazeta Blic: Lidhja Demokratike e Kosovës si parti opozitare ka paralajmëruar mocion mosbesimi ndaj qeverisë Haradinaj, a do të mbështet PDK këtë mocion, ashtu siç e kishte mbështetur mocionin e kaluar ndaj qeverisë Mustafa?

Tahiri: Jo, ne jemi të përkushtuar që kjo qeveri të çoi deri në fund mandatit katër vjeçar dhe gjasat nuk janë kurrfare, unë jam shumë i bindur që ky mocion është një lojë politike e brendshme e LDK-së, se kush është më i zhurmshëm kundër këtij koalicioni qeverisës, pasi që si duket edhe zgjedhjet brenda partisë i kanë afër, pra duan të përfitojnë politikisht që të kenë pozita më të fuqishme brenda partisë.

Gazeta Blic: Pra sipas jush, nëse ky mocion vjen në Kuvend do të dështojë?

Tahiri: Pa dyshim se do të dështojë.

/GAZETA BLIC/

04/22/2018 18:25

Blic Intervista | Hoxhaj: Asociacioni nuk formohet pa e njohur Serbia Kosovën / PDK-ja kundër zgjedhjeve të reja!