Lajme

Blic Intervista | Ministri i Arsimit flet për modelin e ri të vlerësimit në shkolla që do të shërbejë për punësimin e nxënësve

01/02/2018 19:06
nga:Gazeta Blic

Ministri i Arsimit Shkenës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka bërë të ditur se ka filluar ndryshimin e modelit të arsimit në vend për nivelin parafillor për të vazhduar më pas tek ai universitar, me qëllim që sipas tij të ketë ngritje të cilësisë në arsim.

Ky model, për të cilin për herë të parë dhe ekskluzivisht për “Gazeta Blic” dha detaje të hollësishme ministri Bytyqi, do të shërbejë për vlerësim të vazhdueshëm të nxënësve, në atë mënyrë që pas përfundimit të shkollimit fillor të ketë një adresë të saktë ku duhet të drejtohet.

Përveç arsimit, çështje kjo për të cilën Bytyqi bartë përgjegjësi të drejtpërdrejt, ai u deklarua edhe rreth temave që ende janë të pazgjidhura e që janë trashëguar nga qeveria e kaluar siç është çështja e Demarkacionit me Malin e Zi, Demarkacioni e kështu me radh.

Bytyqi, po ashtu u deklarua edhe rreth mënyrës së funksionimit të koalicionit qeverisës si dhe tentimit të krerëve shtetorëor për të ndalur Gjykatën Speciale, çështje kjo për të cilën nuk u tregua aspak i rezervuar me kritika ndaj atyre që synuan ta ndalojnë këtë gjykatë.

Ajo që kishte ndodhur të premtën ishte diçka që nuk ishtë shumë e informuar se çka pretendohej të bëhej, ishte inciativë e deptuetëve dhe besoi që ishte përgjegjësi më e madhe e deputetëve. Konsideroi që do të ishte shumë më e thjeshtë që gjerat të kryhen gjatë kohës së duhur, dhe çdo punë që kryhet pas kohës së duhur mudn të ketë pasoja më të mëdha dhe besoi që në këtë aspekt sëcili duhet të mendoi dhe të reflektoi ndaj kësaj situate”, tha ai.

Ky ministër i arsimit, shprehu mendimin e tij edhe për numrin e madh të zëvendësministrave, gjë për të cilën u kritikua në vazhdimësi kjo qeveri, si dhe për rritjen e pagave.

Më poshtë mund të gjeni të plotë intervistën me ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi:

Gazeta Blic: Si ka qenë ky vit për ju dhe partinë tuaj viti 2017? A janë përmbushur synimet tuaja personale por dhe ato politike?

Bytyqi: Që të jemi real, është një përiudh e shkurtër nga koha kur e keni marrë ministrinë, aktiviteti ynë fillimisht është fokusuar për të parë një pasqyrë të qartë të gjendjes së ministrisë dhe e kemi analizuar gjendjen e përgjithshme se si duhet të qasemi dhe si duhet të dalim nga kjo situatë. Ne e kemi arritur të kemi një pasqyrë të qartë të gjendjes dhe ajo që po e them është se nuk është një gjendje që ne e dëshirojmë dhe duhet të jetë qoftë ne Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë apo në përgjithësi të sistemit arsimor, por mbi këtë bazë ne kemi vendos prioritetet tona për programin qeverisës që të dalim nga kjo situatë. Konsideroj që ne ia kemi dalur që të futemi në gjera që do të ndryshojnë gjendjen e arsimit, pra e kemi filluar një rrugë të mbarë dhe kjo ka qenë synimi kryesor i NISMA-s që nga momenti kur është përcaktuar që ta marrë Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, pra me qëllimin e vetëm që arsimi në Kosovë të marrë një drejtim, dhe për këtë përiudh kohore besoj që e kemi arritur këtë qëllim.

Gazeta Blic: Siç e përmendet, ky vit u karakterizua nga zhvillime të ndryshme si politike ashtu edhe të fushave tjera. Ju personalisht keni sfiduar veten në dy beteja, po shprehem kështu kushtimisht, në atë për kryetar të Prishtinës, ku nuk arritet të sigoruni shumicën dhe atë për të udhëhequr Ministrinë e Arsimit. Në çfarë gjendje e keni gjetur këtë ministri?

Bytyqi: Siç e thash në fillim ne e kemi pasur pak a shumë një parafrytrim për gjendjen e arsimit dhe të ministrisë në përgjithësi dhe me synimin që ne mund të bëjmë gjera të mira e kemi marrë si ministri. E kemi gjetur ashtu siç e kemi menduar, pra jo në gjendje të mrië, po flasë në përgjithësi nga aspekti i çasjes që Ministria e Arsimit e ka pasur karshi sistemit arsimor në Kosovë por edhe gjendjes në arsim dhe kjo është ajo që neve na bënë më përgjegjës që vërtetë të marrim hapa konkret që sistemi arsimor në Kosovë të jetë ndryshe, pra që cilësia në arsim të jetë ajo që e kërkojnë të rinjtë në Kosovë dhe të jetë në përputhje kërkesat e tregut evropian.

Gazeta Blic: Sa është punuar në ngritjen e cilësisë së arsimit në nivelin fillor, të mesëm dhe në atë universitar, brenda përiudhes kohore nga kur e keni marrë timonin e drejtimit të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë?

Bytyqi: Nëse flasim brenda përiudhes sonë, pra të 100 ditëshit të parë të qeverisë, mund të them se është bërë një përpjekje por nuk është ndonjë sukses i madh pasi që për një përiudh të shkurtër kohore nuk mund të bëhen ndryshime të mëdha, por duhet të bëhen punë të mira që duhet të jenë të qëndrueshme për një përiudh me të gjatë, pra kjo është ajo që synojmë të bëjmë. Ajo që është bërë brenda 100 ditëshit është vazhdu që të kompletohet infrastruktura e nevojshem që nga niveli parafillor e deri tek niveli universitar. Tutje është vazhduar plani strategjik 2017 – 2021, që është punuar nga qeveria e kaluar dhe që është vërtetë një plan i mirë, por në veçanti ne kemi identifikuar gjerat që duhet t’i bëjmë si një qeveri e re dhe si një ministër i ri për synimin e vetëm që duhet të ndryshoj cilësia në arsim dhe tani jemi në hapat e para kur kemi identifikuar ndryshimin e modelit të arsimit në Kosovë sidomos në atë parafillor për të vazhduar tek ai universitar, për klasat 1-5 do të kemi një model të ri, për çka kemi punuar vazhdimisht, grupet punuese kanë filluar diskutimin me njerëz të arsimit dhe ekspertë të kësaj fushe dreisa të finalizojmë këtë çështje. Pastaj kemi edhe modelin 6-9 që do të jetë një model i vlerësimit të nxënësve në mënyrë të vazhdueshme, pastaj në klasën e 9 do të bëhet ndarja e nxënesve për vazhdimin e shkollimit në shkollat profesionale apo në gjimnaz dhe ne jemi tek pika kyçe e programit tonë, apo prioriteti kryesor që do të jetë për këtë mandat është avancimi i shkollave profesionale, prandaj jemi të vendosur në punën tonë që shkollat profesionale të zënë vendin kyç në arsimin e mësem dhe në atë të lartë dhe të zhvillohen në shkollat evropiane, ku dhe jemi në përgatitje të një plani nacionale për shkollat profesionale që besoj se në fillim të vitit të ardhshëm, pra në muajt në vijim do të bëjmë publik planin nacional, i cili do të jetë jashtëzkaonisht i rëndësishëm për Kosovën ku një numer i madh i mësimëdhënësve do të kenë mundësinë që të trajnohen në vendet e jashtme dhe të jenë të gatshëm pastaj t’i përgatitin të rinjtë në shkollat profesionale. Ne synojmë që përmes këtyre shkollave t’i bëjmë të gatshëm të rinjtë për punë, pra që nga mosha 18 vjeçare e të mos i ndalojmë ata nga shkollimi i mëtejmë, pra ai universitar. Aktualisht ne jemi të vendosur në atë që tregu ynë i brendshëm kërkon njerëz profesional dhe ne do t’i përgatitim të rinjtë tanë që të jenë të gatshëm jo vetëm për tregun e brendshëm por edhe të atë të jashtëm. Kjo do të arrihet me anë të një marrëveshje që do të kemi së bashku me bizneset. Pra do të kemi një lidhje që nxënësi i shkollave të mesme të kryej praktikë në biznes, ndërsa pjesën teroike të kryej në shkollat profesionale. Nesër pritet që të nënshkruajmë një momerandum edhe me dy ministri të tjera, pra Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe atë të Punës dhe Mirëqenies Sociale, ku do të marrim përsipër që së bashku të shkojmë parpara. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të indifikojë nevojat, pra se çfarë profilesh kanë nevojë bizneset që të rriten edhe shkollat në bazë të nevojave të biznesve.

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi

Gazeta Blic: E përmendet marrëveshjen me disa biznese për ofrimin e mundesisë së praktikbërjes për nxënësit e shkollave profesionale, a mund të flasim me numra, sa është numr i tyre?

Bytyqi: Së pari e kemi një marrëveshje me Shoqatën e Prodhuesve të Drurit ku përfshihet një numer i madh i prodhuesve brenda shoqatës, ku të gjithë janë dakorduar që po të jetë një marrëveshje e tillë që të krijohen mundësi për nxënësit e shkollave profesionale por edhe me biznese të tjera. Por të shohim edhe nesër me momerandumin me dy ministritë që të jemi me afër mundësisë për realizimit të këtij qëllimi, por ne duam që të vendosim në shfrytëzim një model gjerman të arsimit në vend. Po ashtu është edhe kërkesë e vazhdueshme të bizneseve që të kenë sa më shumë njerëz të profilizuar dhe të hapen sa më shumë shkolla profesionale që pastaj të rinjëve tu ofrohet mundësi e praktikbërjes.

Gazeta Blic: Ju thatë se ditën e nesërme do të nënshkruani marrëveshje me dy ministri, pra me ato në të cilat udhëheq Nisma për Kosovën, pse nuk ka marrëveshje të tillë edhe me ministrië të tjera, apo ka qenë me e lehtë që të punohet me këto dy ministri?

Bytyqi: Ne jemi të hapur për bashkëpunim me të gjitha ministritë, nuk jemi pajtuar për të arritur marrëveshje për faktin se udhëheqën nga një parti, por natyra e lidhshmërisë për të cilën po flasim ne na lidh. Ne po flasim për shkollat profesionale dhe nuk ka lidhshmëri shumë me Ministrinë e Inovacionit, pra shkollat profesionale janë të zbuluara dhe nuk mund t’i zbulojmë sërish. Ministria e Industrisë dhe Tregtisë e ka për detyrë t’i njoftoj bizneset t’i njoh nevojat e tyre sepse është bartës i bizneseve dhe këto nevoja ne si Ministri Arsimit t’i hapim profilet nëpër shkolla profesionale mbi bazën e kërkesës që na vie në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë Industrisë dhe Bizneseve. Ndërsa Ministria e Punës dhe Mirëqënies Sociale, pavarësisht që janë të NISMA-s është një lidhshmëri që ka ndodhur ka të bëjë me çështjen e kompetencave që janë në disa komuna, po ashtu ka për detyrë trajnimin e atyre që kanë kryer shkollën dhe kanë nevojë për trajnim shtesë në profile profesionale, pra kjo është një lloj lidhshmëri ndërmjet këytre tri ministrive.

Gazeta Blic: E përmendet mundësinë e punësimit për ata që synojnë të ndjekin mësimet në shkollat profesionale, por a është menduar ndonjë strategji e punësimit apo një lloj përkrahje e tillë edhe për studentë të Universiteteve Publike dhe atyre private?

Bytyqi: Tek niveli i arsimit të lartë janë gjerat më të rregulluara sa i takon mundësisë së praktikave varësisht nga drejtimi që kryhet nga një i ri. Ka shumë institucione shtetërore që marrin studentë për të kryer praktikë, kurse të çështja e lidhjes së studentëve me bizneset private, konsideroi që akoma Universitete dhe Kolegjet nuk janë në përputhshmëri me kërkesat e tregut, pra nuk është profilizimi në natyrën e profilizimit çfare janë kërkesat e tregut. Në momentin kur universitetet tona publike dhe kolegjet private do të profilizohen me kërkesat e tregut atëherë jam shumë i sigurt që kjo lidhshmëri do të jetë më e lehtë. Por së pari duhet bërë profilizimi, që sigurisht jemi duke shkuar asaj rruge pasi që ne kemi edhe një projekt lidhur me universitetet publike që do të jetë pjesë edhe profilizimi, pastaj kolegjet private duhet vetëvetiu që të vetdijesohen pasi që ne nuk mund t’ia inponojmë, por mund të kërkojmë që të profilizohen edhe ato në bazë të interesave të tregut.

Gazeta Blic: Sa jemi tek arsimi universitar, ministri i kaluar Arsim Bajrami kishte nxjerrë një udhëzim administrativ për mes të cilit favorizonte kolegjet private, duke i bërë të barabarta me Universitetet Publike për nga vlefshmëria e diplomes apo gradimit për mësimdhënes. A keni menduar që të ndryshoni ju këtë udhëzim administraiv, apo keni rën dakord me punën e ish-ministrit Bajrami?

Bytyqi: Përderisa kolegjet private janë të akredituara, ato duhet të jenë të barabarta me universitetet publike dhe ne aktualisht nuk kemi rregullim që mund të dalloi një të diplomuar në një kolegj privat dhe një të diplomuar në Universitetet Publike, por synimi ynë është që cilësia e studimeve të rritet në të gjitha universitetet. Në të kundërten ne do të marrim masa ligjore aty ku vërejmë ku nuk respektohen rregullat e punës dhe procedurat. Ndryshe lehtësisht mund të kemi masa ligjore që do të vie deri të klasifikimi i diplomave siç po kërkohet që mund të jetë, jo vetëm në ndarjen ndërmjet publikut dhe privatit por në kategorinë e diplomës 1 dhe diplomës 2. Pra mund të kemi një provim shtetëror që është në diskutim të ligji i arsimit të lartë dhe varësisht nga rezultati që tregon në atë provim mund t’i klasifikohet diploma dhe këtu pastaj ne mund të flasim për një ndryshim ose një nivelizim të diplomuar, deri më tani të gjithë të diplomuarit janë të barabartë.

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi

Gazeta Blic: Në javën e kaluar u bën plotë 100 ditë qeverisje në krye me Ramush Haradinajn. Çka u punua dhe çka jo brenda kësaj kohe?

Bytyqi: Në përgjithësi në qeveri është vërejtur një dinamikë e punës, pra është vërejtur një përgjegjësi e ministrave në secilin dikaster, pavarësisht që 100 ditëshi i parë nuk është i lehtë, pasi që duhet ambientim dhe identifikimi i problemeve që ekzistojnë dhe pastaj marrja e masave konkrete dhe kjo normalisht që merr një kohë dhe një hapësirë të punës, por mendoi që është bërë mirë në identifikimin e problemeve dhe janë marrë disa vendime të rëndësishme, disa vendime të guximshme që kanë qenë edhe të nevojshme dhe kjo tregon që qeveria ka një seriozitet karshi problemeve që mund të reflektojnë, të cilat besoi që ju i keni të njohura vendimet që kanë dalur nga qeveria.

Gazeta Blic: Deklaruat se brenda 100 ditëshit të parë u punua shumë, por kjo qeveri u kritikua në vazhdimësi për numrin e madh të zëvendësministrave. Pse kaq shumë zëvendësministra në qeveri?

Bytyqi: Konsideroi që kjo pyetje do duhej t’i adresohej kryeministrit për të treguar se si janë emëruar gjithë këta zëvendësministra pasi që numri është i madh, por janë vendime të kryeministrit dhe qeverisë dhe ne mundohemi që zëvendësministrat që i kemi në ministri t’i aganzhojmë në ndonjë aktivitet që të na lehtësojnë punën drejtë realizimit të synimeve që i kemi brenda ministrisë.

Gazeta Blic: Sa zëvendësministra janë tek ju?

Bytyqi: Ne i kemi katër zëvendësministra, një është nga radhët e partisë sonë, dy i kemi të pakicave kombëtare, që konsideroi se po e luajnë një rol të rëndësishëm në punën e tyre.

Gazeta Blic: A pajtoheni me rritjen e pagave, marrë për bazë edhe gjendjen financiare të pjesës dërmuese të popullësisë?

Bytyqi: Unë konsideroj që çështja e pagave duhet të diskutohet vazhdimisht si çështje në atë mënyrë që të ngriten pagat për të gjitha nivelet, e jo të kritikohen një vendim për ngritjen e pagave për një grup të caktuar. Gjithësesi është vendim i qeverisë dhe konsideroj që nëse një pagë është në përputhshmëri me obligimet dhe përgjegjësitë që ka, natyrisht duhet të jetë e pranueshme por normalisht që përpjekja e gjithësecilit nga ne duhet të jetë maksimale për të pasur paga të dinjitetshme.

Gazeta Blic: Si po funksionon koalicioni me PDK-në. A kanë ndryshuar gjerat në këtë parti që nga koha e largimit të Presidentit Thaçi?

Bytyqi: Ne s’kemi pasur ndonjë koalicion kur ka qenë Thaçi në parti, megjithatë ne jemi tani në koalicion me PDK-në dhe mendoi që është duke funksionuar në nivel të normave dhe standartëve për qeverisje të përbashkët në koalicion.

Gazeta Blic: Çështja e Demarkacionit e bllokoi për më shumë se dy vite qeverinë Mustafa, në një situatë pak a shumë të ngjashme ndodhet edhe qeveria aktuale. Cila është zgjidhja, sipas jush?

Bytyqi: Konsideroi që qeveria aktuale e ka marrë shumë me seriozisht zgjedhjen e çështjen e Demarkacionit. Për ne si NISMA dihen qëndrimet tona prej kohësh kur kemi qenë ne opozitë, por edhe tani që jemi në pozitë nuk kanë asnjë lloj ndryshimi. Është pa një seriozitet i qeverisë me formimin e një komisioni të ri i cili e ka shtuar besueshmërinë të partisë sonë dhe të tjerëve të cilët e kanë pasur një dyshim rreth demarkimit të pikës kufitare me Malin e Zi dhe tani mendoi që marrëveshja duhet të procedohet në parlament dhe të votohet nga deputetët, besoi që shumë deputetë që e kanë pasur të paqartë, ky komision me informacionet e reja mendoi që e ka qartësuar situatën dhe mund t’i jep zgjidhje Parlamenti i Kosovës dhe t’i thotë jo këtij demarkacioni në atë mënyrë që të hapet rruga për një marrëveshje të re, ku besoi që edhe Mali i Zi do të jetë i interesuar për të diskutuar për një marrëveshje reale, një marrëveshje që do të jetë ashtu siç ka qenë vija kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi

Gazeta Blic: Nëse nuk kalon marrëveshja e nënshkruar nga Presidenti Thaçi, që në atë kohë ishte ministër i Punëve të Jashtme, a i frikësoheni ftohjeve të marrëdhënieve me PDK-në, parti e cila ju kishte dhënë mbështetje juve si opozitë për rrëzimin e Qeverisë Mustafa. A besoni se me seknar të njëjtë mund të veprojë edhe në një situatë të tillë?

Bytyqi: Unë nuk e besoi që interesat nacionale mund të lidhen për çështje invidiuale, nëse deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës vërtetë do ta kenë të qartë se ka qenë një gabim në marrëveshjen që është realizu kohë më parë nga kush do që është nënshkruar ata duhet të pajtohen dhe të jenë të gatshëm që të hapin rrugë për rishikim të marrëveshjes dhe nuk ka vend për ftohje të marrëdhënieve thjeshtë ka vend për përmirësimin e një gabimi që ka qenë me dëm nacional gjë të cilin besoi se askush nuk është i gatshëm të pranoi.

Gazeta Blic: Si do të veprohet me ushtrinë? Kur do të ketë Kosova ushtrinë e saj, a mund të flasim për kohën?

Bytyqi: Nga vetë dinamika e këasj qeveri dhe guximshmëria për të marrë vendime, besoi që edhe çështja e ushtrisë shumë shpejtë do të jetë në tavolinat e vendimarrëjes.

Gazeta Blic: Po për liberalizimin e vizave? A besoni në afatin e dhënë nga Kryeministri Haradinaj, muajin mars?

Bytyqi: Përtej besueshmërisë ne duhet të punojmë vazhdimisht, ne e kemi obligim që të punojmë deri në datën që na ka caktuar kryeministri që ai të ketë më të lehtë që të realizohet ky premtim i kryeministrit. Na mbetet që të bëhet shumë punë dhe jemi të vetdijshëm që secili dikaster ka për obligim që të bëjë punën e tij në atë mënyrë që të kemi më të lehtë liberalizimin e vizave.

Gazeta Blic Të shtunën u bë përpjekje për të ndalur punën e Gjykatës Speciale. Si e shihni e komentoni ju këtë inciativë, në të cilën në orët e vona të mbrëmjes u përfshi edhe kreu i partisë suaj z. Limaj?

Bytyqi: E para gjë, lidhur me mendimin tonë karshi Gjykatës Speciale Nisma për Kosovën e ka një qëndrim i cili po ashtu nuk ka ndryshuar. Ajo që kishte ndodhur të premtën ishte diçka që nuk ishtë shumë e informuar se çka pretendohej të bëhej, ishte inciativë e deptuetëve dhe besoi që ishte përgjegjësi më e madhe e deputetëve. Konsideroi që do të ishte shumë më e thjeshtë që gjerat të kryhen gjatë kohës së duhur, dhe çdo punë që kryhet pas kohës së duhur mudn të ketë pasoja më të mëdha dhe besoi që në këtë aspekt sëcili duhet të mendoi dhe të reflektoi ndaj kësaj situate.

Gazeta Blic: Cilat janë prioritetet e Ministrisë së Arsimit për vitin e ardhshëm?

Bytyqi: Një ndër prioritete kyçe të Ministrisë së Arsimit është ngritja e cilësisë në arsim me gjithë hapat që ne i kemi ndërmarrë, por në veçanti është zhvillimi i shkollave profesionale, ky do të jetë edhe prioriteti kyç për vitin 2018 pa lenë anash edhe modelin e ri të arsimit që e kemi planifikuar të vazhdojmë nga viti i ardhshëm. Po ashtu viti 2018 është sfidë që të paisemi me libra për vitin e ri shkollor për tërë sistemin parauniversitar, pasi që kemi pasur probleme me libra të natyrave të ndryshme, përfshirë edhe qëndrueshmërinë e tyre profesionale, në këtë drejtim në jemi fokusuar që të kemi libra të mira për në fillim të vitit të ri shkollor.

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe ish-ministri Arsim Bajrami

12/12/2018 21:19

Ky është momenti epik i presidentit Hashim Thaçi për vitin 2018-të!