Lajme

Blic Intervista | Jakup Krasniqi: Skeptik se mund të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar nga Qeveria “Haradinaj”

10/26/2017 19:00
nga:Diamant Bajra

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s Jakup Krasniqi, konsideron se si parti kanë shënuar rritje në zgjedhjet e së dielës, ani pse vlerëson të ketë ndikuar negativisht tek elektorati lidhja e koalicionit me PDK-në për krijimin e Qeverisë “Haradinaj”.

Sipas Krasniqit, tani NISMA ka përfaqësuesit e saj në të gjitha asambletë komunale, gjë që vlerëson të ketë qenë edhe në pritjet e tyre.

Krasniqi, megjithëse sheh gjasa të vogla që Qeveria “Haradina” do të arrijë ta përmbush premtimin e saj për liberalizim të vizave brenda 90 ditëve që nga koha e krijimit të saj, ai thekson se kjo qeveri e ka nisur mirë punën e saj.

Ky kryetar i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, në një intervistë për “Gazeta Blic” është deklaruar edhe lidhur me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar nga ana e Qeverisë, për çfarë është shprehur mjaft skeptik se mund të përmirësohet gjendja.

Krasniqi, në këtë intervistë ka ndarë opinonin e tij edhe në lidhje me problemin me pensione të veteranëve të UÇK-së, çështje të cilën ai e konsideron si mjaft serioze dhe nëse sipas tij nuk ndërmirret ndojnë veprim konkret nga ana e Prokurorisë së Shteti për zbardhjen e parregullësive, “shteti mund të shkojë drejtë një falimentimi”.

Për manipulimet me lista të veteranëve, Krasniqi përgjegjësinë ia ka hedhur dy qeverive të kaluara, asaj të udhëhequr nga Hashim Thaçi dhe asaj nga Isa Mustafa.


Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë me Jakup Krasniqin:


Gazeta Blic: Të dielën e kaluar qytetrët e vendit votuan për qeverisjen lokale. Si e shihni ju rezultatin e NISMA-s në këto zgjedhje?

Krasniqi: NISMA në këto zgjedhje për herë të parë ka marrë pjesë në të gjitha komunat, se katër vite më parë ne kemi marrë pjesë vetëm në dy komuna dhe tani në të gjitha komunat kemi përfaqësuesit tanë në asambletë komunale dhe ne realisht jemi aty ku edhe i kemi pas pritjet.

Gazeta Blic: A mendoni se ka ndikuar koalicioni me PDK-në për të iu dëmtuar në zgjedhje lokale?

Krasniqi: Sigurisht që pritjet i kemi pasur më të mëdha por nuk mendoj që koalicioni ka ndikuar edhe aq, por sigurisht që e ka atë ndikimin e vet por megjithatë ne kemi arritur ta ruajmë elektoratin tonë. Partië tejra kanë pasur rënie edhe në zgjedhjet e kaluara, po ashtu edhe në zgjedhjet e 11 qershorit ndërsa ne kemi shënuar një rritje, pra rritje të lehtë.

Gazeta Blic: Në komunën ku deri dje kishte qeverisur NISMA, Malishevën në këto zgjedhje nuk arritet të dilni fitues si parti. Cili është problem?

Krasniqi: Në balotazh edhe kemi qenë edhe herën e kaluar, realisht kjo ndoshta ka ndodhur si rezultat i agresivitetit më të madh i partive të tjera në këtë rast i Partisë Demokratike, por mendoj që ne e kemi rujt elektoratin, kandidati ynë ka mbi 40 për qind të votave dhe jemi të bindur se balotazhin pa ndonjë vështirësi do ta kapërcejë.

Gazeta Blic: Pak ditë pas krijimit të qeverisë “Haradinaj” është paralajmëru mocion për rrëzimin e saj nga deputeti i partisë tuaj, Zafir Berisha. Do ta mbështeste NISMA si parti në këtë inciativë?

Krasniqi: Unë mendoj se kjo ide nuk ka asjnë arsye të bëhet konkrete, qeveria ka filluar punën e saj dhe është në fillim të saj. Ka marrë disa vendime që janë pozitive dhe ne duhet të presim tani se si do të punohet, megjithëse vërehet një ndryshim nga qeverisja e kaluar, ka numra më pak por unë prap këtu jam pro asaj që nuk varet nga madhësia e kabinetit funksionimi i qeverisë, por ne shohim se kjo qeveri e ka nisur mirë punën e saj.

Gazeta Blic: Si NISMA gjatë tërë fushatës keni premtuar përkrahje për sektorin e bujqësisë, çfarë ndodhi pse nuk moret nën udhëheqje Ministrin e Bujqësisë?

Krasniqi: Sa i përket bujqësisë të gjitha partitë kanë pasur premtime, ju i dini vështirësitë e formimit të institucioneve dhe tani ne si të them si të koalicion kemi qenë të detyruar për të mos i kënaqur interesat e ndonjë subjekti politik por është shikuar interesi i vendit. Por unë mendoj se kjo qeveri do të vazhdojë me politika që i kemi programuar, sa të jemi pjesë e sajë. Politikat programore tona do të realizohen dhe nuk shoh ndonjë pengesë nga qeveria.

Gazeta Blic: Në krye të kësaj ministrie për të cilën po flasim është personi që së fundmi është akuzuar për maltretim të disa qytetarëve në Prishtinë, fjala është për ministrin Nenad Rikallo. Cilat janë pritjet tuaja, çfarë do të bëjë ai për bujqësinë?

Krasniqi: Qeveria e ka programin e saj dhe unë mendoj që asnjë ministër nuk mund të punojë kundër programit të qeverisë.

Gazeta Blic: Mirëpo dihet se ata nuk kontrollohen nga Kryeministri Haradinaj?

Krasniqi: Ata mund ta kenë një lidhje me Beogradin, por nuk është faji i Qeverisë por as në mënyrë të veçant i Ramushit që Lista Serbe kontrollohet nga Beogradi, por unë mendoj që politikat programore që i ka qeveria sëcili ministër e ka për obligim t’i zbatojë.

Jakup Krasnqi, kryetar i Këshillit Kombëtar të NISMA-s

Gazeta Blic: Kryeministri Haradinaj pati premtuar se qytetarët e vendit do të lëvizin lirshëm brenda 90 ditëve, a besoni ju se do të arrijë që ta bëjë një gjë të tillë?

Krasniqi: Me viza nuk do duhej askush të luajë, ne e dim që sa kohë bëhet fushatë me liberalizim të vizave. Unë nuk do të isha hy me premtimin se do të bëhen vizat për 90 ditë, por ky kabinet qeveritar duhet të punojë në atë drejtim që e dërgon Kosovën drejtë liberalizimit.

Gazeta Blic: Por a e shihni si të realizueshëm këtë afat kohor?

Krasniqi: Unë këtë afat nuk e shoh të realizueshëm edhe pse mund të ndodh. Unë përpiqëm të jem më realist, pasi që nuk e kam presionin e drejtëprdrejt siç e ka kryeministri por nëse Qeveria Haradinaj merr vendime të rëndësishme edhe ajo është e pritshme që të ndodh.

Gazeta Blic: Sa prisni që kjo qeveri të jetë e suksesshme në luftën kundër korrupsionit, duke ditur që pjesë e saj është edhe PDK-ja, parti kjo që në vazhdimësi është akuzuar për korrupsion?

Krasniqi: Qeveria nuk është ajo që duhet ta luftojë korrupsionin. Qeveria është ajo që duhet t’i kryjë detyrat e veta mbi bazën e ligjeve. Është sistemi i drejtësië ai që duhet të mirret seriozisht edhe me krimin ekonomik edhe me korrupsionin edhe për çdo parrëgullësie që bëhet në Kosovë, dhe këtu mund të them se jam tepër skeptik që sistemi i drejtësisë ka vazhduar keq edhe me UNMIK-un, është vazhduar keq edhe me EULEX-in, dhe unë jam skeptik që ky sistem kështu siç është ngritur që mund të mirret seriozisht me krimin ekonomik, korrupsionin e parrëgullësitë të tjera që i kanosen Kosovës.

Gazeta Blic: Atëherë çfrarë do duhej të bëhet?

Krasniqi: Qeveria do duhej ta bënte një reformë të thellë edhe në prokurori edhe në polici por edhe në sistemin gjyqësorë, por unë mendoj që përgjegjësia më e madhe është e prokurorisë së shtetit e cila do duhej ta ndiqte korrupsionin dhe ta argumentonte mirë dhe pastaj ta vënte para një përgjegjësia gjyqësorin i cili mbi bazën e fakteve do duhej ta kryente punën e vetë gjithënjë sipas kushtetutës dhe ligjeve që janë në fuqi.

Gazeta Blic: Problemi me pagat e veteranëve të UÇK-së. Si do të arrihej një zgjidhje e qëndrueshme për këtë kategori, çfarë do duhej të bënte qeveria?

Krasniqi: Nuk është çështje e lehtë kjo, sepse thuhet një fjalë e urtë popullore “çdo punë e nisur keq është vështirë të përfundojë mirë”. Komisioni qeveritar e ka përgjegjësinë kryesore që ka kryer një detyrë keq dhe tani në këto rrethana përsëri do duhej që Prokuroria e Shtetit ta vëntë pas korripsionin dhe krimit ekonomik që është bërë të kaluarën dhe që se ka ndjekur të jetë hulumtimi për të gjetur se ku është gabuar me veteranët. Nuk kam dyshim se numri i veteranëve është shutar tejë mase. Tani ose duhet që sistemi i drejtësisë ta kryejë punën e vetë ose duhet të niset edhe njëherë nga fillimi. Për ndryshe kështu siç është shteti mund të shkojë drejtë një falimentimi që s’mund t’ia zgjidh problemet asnjë kategorie, as atyre sociale as veteranëve dhe asnjë kategorie tjetër.

Gazeta Blic: Në seancën e djeshme plenare në Kuvendin e Kosovës u akuzuan edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli, si të përfshirë në fryerje me lista të veteranëve, si i komentoni ju këto akuza?

Krasniqi: Unë debatin nuk dua ta komentojë, por mund të them që pa dashur ta akuzojë askënd përgjegjësia është e dy qeverive të kaluara edhe e Qeverisë “Mustafa” edhe e Qeverisë “Thaçi”.

Gazeta Blic: Do dëshironim edhe një koment nga ana juaj lidhur me rastin e deputetit Milaim Zeka, ndaj të cilit së fundmi është ngritur aktakuzë. Çka mund të na thoni?

Krasniqi: Ne preism që sistemi i drejtësisë ta thotë të vërtetën, jemi shumë të interesuar që sistemi i drejtësisë të funksionojë dhe kushdo që ka bërë ndonjë shkelje ligjore duhet të jap përgjegjësi. Nëse ai shpallet fajtorë, ai nuk do të jetë më pjesë e Kuvndit ndërsa sa i përket NISMA-s ai ka kërkuar në mënyrë shoqërore që të jetë pjesë e listës sonë dhe ne ia kemi mundësuar sikurse kanë vepruar partitë tjera me opinonistë e gazetarë, por ata nuk kanë fituar e Milaimi ka fituar. Unë nuk jam ai që e përcaktojë nëse do të vazhdojë të jetë brenda NISMA-së Milaim Zeka, janë organet e partisë që e marrin këtë vendim, por unë do ta respektojë vendimin e drejtësisë pa marrë parasyshë çfarë është ai.

/©Gazeta Blic/

11/21/2017 19:26

Tahiri komenton paralajmërimin e PDK për Prizren e Rahovec, ja si mund të ndikoj në Qeverinë Haradinaj gara në Rahovec