Cult

Blerta Zeqiri nga sot drejtore e Qendrës Kinematografike të Kosovës

04/18/2023 16:23
nga:G C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi se nga sot Blerta Zeqiri do të jetë drejtoreshë e Qendrës Kinematografike të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Kurti thotë se, Zeqiri është është ndër emrat më të suksesshëm në kinematografinë e Kosovës. Ajo njihet për cilësinë e krijimtarisë dhe kontributin për zhvillimin e sektorit të filmit. Blerta nisi një angazhim të ri, duke e bartur zërin dhe potencialin e komunitetit brenda institucionit më të lartë të filmit.

“Me Blertën në krye të QKK-së fuqizohet tutje reforma jonë në kinematografi. Me buxhet të rritur për prodhim të filmit dhe ligjin e ri në prag të miratimit përfundimtar, kinematografia jonë do të arrijë nivele të reja të suksesit ndërkombëtar”, shkroi Kurti.