Showtime

Blerta Deliu me urim të veçantë për Vlora Çitakun, më rastin e ditëlindjes

10/10/2019 13:04
nga:Natyra

Dy bashkëpartiake Blerta Deliu dhe Vlora Çitaku përveç që vijnë nga e njëjta parti ato edhe janë shoqe shumë të mira.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku , sot feston ditëlindjen dhe mikja e saj Blerta Deliu e uron në mënyrën më të veçantë.

Deliu thotë se miket si Vlora janë të rralla.

Më poshtë ju sjellim të plotë urimin e Deliut për Çitakun

Vlorë, shoqet e miket si ti, janë të rralla.

Me krejt mbështetjen e madhe që e kam gjetë gjithë te ti, po të uroj me pasë sh’net e mirësi n’jetë, e me vazhdu me qenë e njejta, grue e zonja…

Për mua je model i grues së fortë, që i ka thy tana barrierat, me punë e angazhim.

Gëzuar ditëlindjen ♥️