Sonte në Blic Interview me Astrit Gashin, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Bletra Deliu Kodra, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend e me theks të veçantë, nisjen e procesit gjyqësor ndaj ish- krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Deliu- Kodra është e bindur se edhe pse ka filluar një proces pas dy vite e gjysmë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerët, në fund të procesit do të triumfojnë.
Sipas saj, akuza e prokurorisë për cilësimet “ndërmarrje e përbashkët kriminale” është e rëndë, sepse përfshinë çdo ushtarë të UÇK-së, por
është e bindur se mbrojtja e katërshes në Hagë, do ta bindë Prokurorinë që të heq dorë nga ky cilësim.
“Marshi për Drejtësi”, thotë se nuk është matës që mund të nis ndonjë iniciativë për shfuqizimin e dhomave të specializua në Hagë, përkundrazi, ajo beson në drejtësi dhe në një epilog triumfues për Thaçin dhe të tjerët.
“E para kanë qenë fjalime shumë të balancuara, ata kanë ekipe të jashtëzakonshme të mbrojtjes dhe kjo më gëzon dhe kjo mbrojtje. Jam e bindur që do ta luaj rolin e saj në mënyrën më profesionale për të ofruar gjithmonë argumentet e nevojshme dhe për të bindur Prokurorinë që cilësimi i “ndërmarrjes së përbashkët kriminale” të bie njëherë e mirë. Është e rëndë dhe sado emocionale që ka qenë…, unë e kam parë edhe fjalim e Bacës Jakup siç e kemi quajtur, nuk është e lehtë dhe unë i kuptoj të gjitha emocionet dhe përballjen që ata e kanë, sepse që dy vite e gjysmë janë mbajtur ende pa filluar procesi i gjykimit. Ndonëse përballja nuk do të jetë e lehtë, ndonëse do të jetë beteja e fundit për të dëshmuar që e kaluara jonë, përpjekja jonë e asaj që është vepra më sublime e djemve, që dikur kapën armët për të mbrojtur vendin, do të jetë përpjekje jonë historike, beteja e fundit për të përmbyllur shtet ndërtimin e Kosovës dhe ndonëse po shihet se nuk do të jetë e lehtë, pres epilog pozitivë, sepse nuk do të jetë e lehtë përballja me gjërat që ne do t`i shohim gjatë këtij procesi”, tha ajo./ Gazeta Blic