Lajme

Pjesëtar i LGBT-së Blert Morina i ka gati procedurat për ta ndërruar gjininë dhe emrin

10/10/2019 21:43
nga:Y I

Telashet që Blert Morina i  ka nëpër pika kufitare me emrin dhe gjininë, me gjasë do të përfundojnë së shpejti.

Për pak ditë merr epilog një procedurë gjyqësore që e  kishte nisur para 1 viti e gjysmë për ndërrimin e dokumentacionit që deri tani e ka identifikuar si femër, njofton Klan Kosova.

Për krejt këtë proces, personi që po e konsideron vetën si mashkull, po thotë se familja i qëndroi afër.

Në gusht të këtij viti gjykata e apelit në Kosovë, e miratoi për herë të parë një kërkesë për ndërrim të emrit dhe gjinisë.