Mbrëmë u zhvillua ndeshja futbollistike mes Anglisë dhe Kosovës e cila përfundoi me rezultat 5-2, shkruan GazetaBlic.
Ishin të shumta figurat publike që kishin udhëtuar drejt stadiumit të Southamptonit, e në mesin e tyre edhe artistët Blero dhe Meda, si dhe moderatorja Blerona Zeqiri.
Kjo e fundit pa nga afër ndeshjen, për të drejtuar më pas një festë që ishte organizuar në Southampton për shqiptarët.
Në videot e publikuara në Instagram, gjatë momentit kur Blerona ndodhej në stadium për të parë ndeshjen, reagimi epik i saj ishte kur shënoi golin e dytë futbollisti Valon Berisha.
Më poshtë shihni videot: